E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania: Kriza, Shqiperia e shmangu me sukses recesionin Eglantina Nasi

"Shqiperia eshte i vetmi vend europian, perkrah me Polonine qe arriten te shmangnin nje recesion ekonomik". Kjo eshte fraza qe citon saktesisht nje raport i bankes gjermane "Deutsche Bank", per ecurine e treguesve makro-ekonomike te vendit tone vitet e fundit. Duke i analizuar ata ne lidhje me efektet e krizes financiare qe preku Europen, ky dokument ben me dije se keto edhe pse paten ndikimin e tyre ne ekonomine vendase, Shqiperia tregoi se ekonomia e saj vijoi rritjen ne terma afatmesme. "Pasojat e krizes ne zonen Euro, vendosen 'nje takse te perkohshme' ne ekonomi, por ne duhet te shohim sesi rritja ekonomike u ringjall perseri ne terma afatmesme", - shton me tej raporti i eksperteve financiare gjermane per ekonomine shqiptare. Duke shtuar me tej se kjo e fundit kishte nje performance mjaft te forte para shfaqjes se krizes ekonomike ne Europe, me nje rritje te Prodhimit te Brendshem Bruto ne kufijte rreth 6%. Por se ajo serish shfaqet e qendrueshme, edhe pse nen ndikimin e efekteve te kesaj krize. Me tej, duke marre ne analize perspektiven e Shqiperise per anetaresimin ne Bashkimin Europian, raporti i bankes gjermane "Deutsche Bank", pohon se ajo mbeshtetet ne progresin ekonomik dhe politik te saj. "Perkunder deshtimit per te marre statusin zyrtar te kandidatit per anetaresim ne BE ne nentor te vitit 2010, perspektiva afatgjate e ketij vendi per integrimin ne BE, mbeshtetet ne progresin ekonomik dhe politik", - citon saktesisht raporti i lartpermendur. Pa harruar te theksoje gjithashtu, se "nje sukses i madh ka qene ne fund te vitit 2010, liberalizimi i vizave per shqiptaret qe udhetojne ne zonen Shengen". Nderkaq, duke iu referuar gjithmone treguesve makro-ekonomike te Shqiperise, ekspertet gjermane pohojne se ata jane gjithsesi, te lidhur me zhvillimet ne Eurozone, dhe kjo fale ndikimit qe ekonomia shqiptare ka nga remitancat qe i mberrijne prej dy shteteve anetare te saj, Italia dhe Greqia. Madje, ata japin edhe nje parashikim konkret lidhur me nivelin e Prodhimit te Brendshem Bruto, gjate vitit te ardhshem, i cili sipas tyre, mund te jete rreth 2%. Nivel ky qe konsiderohet si pozitiv prej tyre per vendin tone. Ne fund, raporti i "Deutsche Bank" permend edhe treguesin e investimeve te huaja direkte drejt Shqiperise, sipas te cilit mund te njohe nje renie per shkak te krizes ne Eurozone. Por qe gjithsesi, sipas eksperteve gjermane te ekonomise, do te vijojne te jene te pranishme ne territorin e saj, duke ndikuar keshtu ne zbutjen e efekteve negative te krizes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›