Shpërthen një makinë në Tiranë

Nga shpërthimi në dalje të Laprakës në Tiranë, mësohet se është plagosur një person, duke pësuar edhe fraktura të rënda.
Siç bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, në mënyrë paraprake nga burimet policore të kryeqytetit, i plagosuri është dërguar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, për trajtim të mëtejshëm shëndetësor. Dhe se ai ka qenë përkatësisht edhe drejtuesi i makinës së tipit “Benz” me targa AA787DK.
Ndërsa mësohet gjithashtu, se personat e tjerë të pranishëm në vendngjarje, gruaja dhe dy fëmijët e shoferit, gjatë momentit të shpërthimit të makinës me targa të tipit “Benz” dhe me targa AA787DK, nuk janë lënduar e nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.
Sakaq, thuhet edhe se lënda shpërthyese ishte vendosur pikërisht në anën e shoferit./Indeksonline/