Olldashi: Ta bëjmë botën akademike, pjesë të forumeve të PD-së
TROPOJE- Kandidati për postin e kreut të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, gjatë takimeve që zhvilloi me strukturat e kësaj partie në Tropojë dhe Has, ku prezantoi platformën e tij zgjedhore, deklaroi se Partia Demokratike duhet të ndërtojë nje ekuilibër mes mekanizimit të përgjegjësive dhe mekanizmit të karrierës politike brenda strukturave të saj.
“Në momentin që vendosim një mekanizëm përgjegjësie për të gjithë piramidën strukturiale të Partisë Demokratike, duhet patjetër të konsolidojmë një mekanizëm karriere. Në qytetet e mëdha ndodh fenomeni i flukseve anësore në parti, për të cilat ajo ka nevojë dhe që vijnë nga shoqëria civile dhe bota akademike. Por nëse i bëjmë këto fluks dominante, militantëve që konkurrojnë brenda strukturave të Partisë Demokratike ne ua zbehim motivin. Nëse ne do të duhet të fusim boten akademike në parti, duhet që ta nxisim atë që të bëhet pjese e forumeve dhe konkurrencës së brendshme , sepse kështu rrisim përfaqësimin tonë dhe e bëjmë partinë më konkurruese dhe aktivistët më të motivuar për karrierë politike”, theksoi Olldashi.
Gjatë këtyre bashkëbisedimeve me strukturat e PD-së, ai bëri thirrje demokratëve të qëndrojnë të bashkuar për t’i dhënë vendit një opozitë të fortë dhe dinjitoze si dhe kërkoi që e gjithë anëtarësia të angazhohet në këtë proces zgjedhjesh brenda partisë, për të ndihmuar në ringritjen dhe ristrukturimin e të gjithë strukturave politike në bazë.
(er.nu/BalkanWeb)