E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dopietë e Salihit, Rapidi vetëm barazim

Austri

Hamdi Salihi vazhdon të shënojë në Bundesligën austriake. Sulmuesi shkëlqeu mbrëmjen e djeshme, në takimin ku Rapidi i Vjenës priti në shtëpi Vaker Insbruk, megjithatë skuadra nuk ka arritur të mbajë ritmin e shqiptarit. 26-vjeçari realizoi dy gola, por vjenezët nuk morën më shumë se barazimi 3-3, duke bërë një hap fals në tentativat për t’iu afruar kreut të klasifikimit. Salihi hapi serinë e golave në të 17-n, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm Rapidit, ndërsa në minutën e 65-të, shkodrani shënoi golin e dytë personal dhe të tretin të skuadrës, në një moment kur miqtë kryesonin me shifrat 2-3. Ky ishte goli i 11-të sezonal për “bomberin” kuqezi, në 18 ndeshje ku është aktivizuar. Dje ka luajtur edhe Klodian Duro: mesfushori shqiptar luajti 90 minuta në barazimin 2-2 që LASK Linz arriti në fushën e Kapfenberg.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›