E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth 68% e studentëve pohojnë se kanë paguar për nota më të mira

Anketa

Këshilli Kombëtar Studentor ka publikuar dje një raport për korrupsionin në arsimin e lartë. Pas një anketimi, ku janë përfshirë rreth 1500 studentë nga të gjitha universitetet e vendit, ka rezultuar se shumica e të anketuarve kanë paguar pedagogët apo përfaqësuesit e këtyre institucioneve të paktën një herë për të marrë provimet apo për një notë më të mirë. Ndërkohë tarifa që ata kanë dhënë ka kapur shifrën e 10 mijë-30 mijë lekëve. "68 për qind e studentëve që janë anketuar, të paktën një herë kanë paguar për shërbime korruptive në universitete, ku përfshihen provimet, marrja e provimeve, kalimi i tyre apo nota më të mira. Rreth 63 për qind kanë pohuar se kanë paguar 100-300 mijë lekë të vjetra", tha Qamil Dika, kryetar i Këshillit Kombëtar Studentor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›