Pastore: Kaka është lojtari që më frymëzon
Rrëfimi
Havier Pastor, sulmuesi i Palermos, foli me tifozët e tij të përhapur mes Argjentinës dhe Sicilisë. Ai iu përgjigj pyetjeve të tyre për muzikë, filma, kujtimet e fëmijërisë dhe natyrisht e futbollit. Pyetje të shumta, pasi fansat dinë shumë për njeriun Havie Pastore, ndërsa dinë diçka në lidhje me Pastoren futbollist. Një nga përgjigjet më interesante ishte ajo për modelin e tij si lojtar: “Kaka më pëlqen, sepse qëkur isha i vogël, kam qenë gjithmonë i frymëzuar nga ai. Për mua është një lojtar i madh”, ka përfunduar talenti i Palermos.