E Diel, 1 Nëntor 2026

"Dora e ngrohtë", fëmijët i dhurojnë punimet e tyre z. Taçi

Në mirënjohje të mbështejes së dhënë gjatë 2 viteve të fundit, fëmijët e qendrës ditore “Dora e Ngrohtë”, Tepelenë, kanë falënderuar në një mënyrë të vecantë presidentin e kompanisë “Taçi Oil”, Rezart Taçi. 35 fëmijët me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike që trajtohen në këtë qendër, i kanë dhuruar Taçit, krijime të punuara prej tyre.

“Falë ndihmës së presidentit Rezart Taci e cila ka mundësuar karburantit për të lëvizur këta fëmijë drejt qyteteve, si Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj dhe fshatrat. Për rreth dy vjet ne kemi pasur mbështetjen e zotit Taci dhe falë atij ne kemi marr dhe një ngritje shpirtërore përvec asaj materiale”, thotë Doned Dervishi Kordinator i qendërs Dora e ngrohtë.

Qendra ditore “Dora e Ngrohtë” me bazë në Tepelene ofron asistencë për fëmijët me probleme mendore dhe fizike nga qytete të ndryshme të jugut të Shqipërisë duke i ofruar atyre arsimimin e përshtatshëm.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›