E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi-Berishës: Lider historik. Vendi kaloi me sukses testin e demokracisë

thaci-berishaPrishtinë- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Shqipëria me sukses të plotë e kaloi testin e demokracisë, duke i hapur vetes rrugën e sigurt drejt Bashkimit Evropian.

Siç raporton REL, në telegramin e Thaçit dërguar kryeministrit në largim të Shqipërisë, Sali Berisha, theksohet se me punën dhe qëndrimin e tij do të respektoheni gjithmonë si lider i rëndësishëm historik i Shqipërisë demokratike, i tranzicionit dhe sfidave 23 vjeçare të shtetit shqiptar.

Thaçi gjithashtu nënvizon në telegramin e tij edhe konbtributin e pamohueshëm, sipas tij që ka dhënë kryeministri Berisha për fitoren e demokracisë në Shqipëri dhe i ka mbështetur vazhdimisht aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe afirmim të të drejtave të shqiptarëve në rajon.

Në këtë kuadër Thaçi përmend kontributin historik të Berishës për integrimin e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe hapjen e perspektivës për integrime evroatlantike.

Në fund të telegramit, Thaçi shkruan se ju mbeteni përgjithmonë miku im dhe burrështetas i nderuar i popullit të Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›