E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, KZAZ-të vijojnë dorëzimin në KQZ të tabelave të rezultateve

TIRANË- Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vijojnë të mbërrijnë proceverbalet me tabelat e rezultateve të nxjerra nga çdo Komision Zonal i Administrimit Zgjedhor.

Burime zyrtare nga KQZ bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme dhe gjatë orëve të natës ka vijuar depozitimi pranë Komisionit Zgjedhor i tabelave nga KZAZ-të dhe protokollimi i tyre. Deri tani këtë procedurë e kanë përmbushur pjesa më e madhe e tyre.

Më pas, KQZ, sipas Kodit Zgjedhor, nxjerr rezultatet e votimit për zonën zgjedhore, në bazë të tabelave përmbledhëse të nxjerra nga çdo KZAZ e zonës zgjdhore përkatëse.

Sipas të dhënave paraprake në zgjedhjet e 23 qershorit koalicioni i majtë ka fituar 84 mandate, ndërsa koalicioni i djathtë 56 mandate.

Çertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve pritet të bëhet nga Kolegji Zgjedhor, pasi ky vendim duhet të merret nga KQZ me një shumicë të cilësuar, prej pesë votash.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›