E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicer referendum kunder armeve

Vendi më i mirëarmatosur i Europës, Zvicra, do t’I japë përgjigje të djelën iniciativë popullore për ndalimin e mbajtjes së armëve në shtëpi. Referndumi duket se ka përçarë vendin në dy pjesë, njëra në mbështetje të iniciativës dhe tjetra kundër saj.

Lobi pro armë-mbajtjes në shtëpi shprehet në mbështetje të një tradite të hershme sipas së cilës burrat mbajnë armët në shtëpi. Ndërkaq nëse vendi voton pro ndalimit të mbajtjes së tyre në shtëpi, atëherë qeveria do të zhvillojë një rregjistrim kombëtar të armëve dhe do të ndalojë mbajtjen e atyre të cilësuar si të rrezikshme, të tilla si çiftet apo automatikët.

Fushata anti-armë filloi si reagim i një sërë aksidentesh gjatë së cilave shumë persona kanë mbetur të vdekur. Sipas anketimeve të fundit vetëm 45% e popullsisë është kundër ndalimit, krahasuar me 52% që ishin në janar. Për shumë njerëz bëhet fjalë për një debat emocional të marrë shkas nga tragjeditë personale. Zvicra ka një popullsi prej 7.6 milionë njerëz ku1/3 e e tyre zotërojnë armë. Azhornuar së fundi ( e shtunë , 12 shkurt 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›