E Diel, 1 Nëntor 2026

Doreheqja e kryeministrit Berisha ne mediat e huaja

Zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi vijojne te pasqyrohen edhe ne shtypin nderkombetar. Media te huaja prestigjoze kane shkruar edhe per doreheqjen e nga te gjitha funksionet e Partise Demokratike te kryeministrit Berisha dhe te pranimit te humbjes se zgjedhjeve nga ana e tij.
Keshtu “Washington post” shkruan “kryeministri Sali Berisha pranon humbjen e zgjedhjeve parlamentare”. Shkrimi nis me komentin: kryeministri i cili ka dominuar ne politiken post-komuniste ne Shqiperi ka pranuar humbjen dhe ka marre pergjegjesine e humbjes ne keto zgjedhje. Shkrimi vijon me disa citime te kryeministrit gjate deklarates se nje dite me pare, si dhe nje historik te shkurter, per karrieren politike, qe me ardhjen e tij ne pushtet. Po ashtu gjigandi “Reuters” pasqyron deklaraten e kyeministrit Berisha dhe pranimin nga ana e tij te humbjes.

Berisha priti deri ne numerimin e kutise se fundit para se te dilte ne publik, thuhet nder te tjera ne shkrim.
Nderkohe Al-xhazira shkruan artikullin me titull “Kryeministri Berisha pranon humbjen”. Me pas shkrimi vazhdon , kryeministri merr pergjegjesine e humbjes perballe rivalit te tij Edi Rama.

Po ashtu dhe mediat italiane, mes tyre agjencia Ansa, shkruan “Berisha jep doreheqjen si kryetar i partise.
“Ne humbem zgjedhjet, pergjegjesia eshte vetem e imja”, ka deklaruar Berisha lideri historik i Partise Demokratike qe prej fillimit te viteve ‘90.

Po ashtu dhe “Corriere” pasqyron lajmin, duke cituar dhe nje pjese te shkurter nga deklarata e kryeministrit, bere nje dite me pare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›