KQZ pranon kerkesen ankimore te PBDNJ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën ankimore të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për numërimin e 2 kutive të votimit në Ksamil, që i përkasin KZAZ-së 89, Qarku Vlorë. Më parë KZAZ-ja përkatëse i kishte vlerësuar këto kuti si të pavlefshme. Por gjatë mbledhjes, përfaqësuesit ligjorë të PD-së dhe PS-së u shprehën në favor të ankimimit, duke propozuar numërimin e çdo vote. Në këto kushte, KQZ urdhëroi KZAZ-në 89 të numërojë brenda 24 orëve votat e hedhura në dy qendrat e votimit, duke konsideruar të rëndësishme shqyrtimin e çdo vote të hedhur nga qytetarët.