E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria dhe Policia database per rastet e gjakmarrjes

Parandalimi dhe ndeshkimi i fenomentit te gjakmarrjes, ka qene tema e takimit mes gjyqtareve dhe prokuroreve prane Shkolles se Magjistratures ne Tirane. Kryeprokurori Adriatik Llalla, ndër të tjera u shpreh se “parandalimi i gjakmarrjes është prezantuar që në krye të mandatit si Prokuror i Përgjithshëm dhe po merren hapa konkrete në zonat e Shqipërisë ku ky fenomen ka një përhapje më të gjerë”.
Sipas Llallës, Prokuroria e Përgjithshme tashmë ka hartuar një bazë të dhënash për rastet problematike, të lidhura me gjakmarrjen dhe, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit e institucione të tjera ligjzbatuese po kryejnë monitorim të vazhdueshëm ndaj personave që janë potenciale të mundshme për t’u përfshirë në vepra kriminale të kësaj kategorie.
Sipas prokurorit të përgjithshëm, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të jenë në unison në lidhje me masat e dënimit ndaj vrasësve për gjakmarrje, për t’u kthyer sigurinë personave që janë të prekur nga ky fenomen tërësisht antiligjor dhe antisocial”, përfundoi z. Llalla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›