E Diel, 1 Nëntor 2026

Maskat me arme grabisin parate ne nje firme private ne Fushe-Kruje

Nje firme private ne Derven te Milotit eshte sulmuar nga grabitesit me maska dhe te armatosur. Ngjarja ndodhi mbremjen e djeshme në autostradën Fushë Krujë-Milot.
Nga hetimet paraprake, mësohet se persona të maskuar nën kërcënimin e armës, pasi janë futur në ambjentet e firmes, kanë arritur të marrin 1.5 milionë Lekë dhe të largohen në drejtim të paditur. Policia ka mundur të gjejë mjetin e braktisur me të cilët u larguan grabitësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›