Dorëheqja e zv/drejtorit të AKI diskutohet në Kuvend

...( E polotësuar) Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Ymri Ahmeti, deputet nga radhët e LDK-së ka kërkuar që të publikohet arsyeja e dorëheqjes së zëvendësdrejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Latif Merovci
LDK ka kërkuar nga kryeministri Thaçi që ta bëjë të ditur arsyen e dorëheqjes së Merovcit.
“Nuk ka dorëheqje vullnetare në këtë rast. Nuk ka shpjegime të dorëheqjes. Ai zv.drejtor e ka ushtru detyren për katër vite dhe duhet të japë shpjegimet e dorëheqjes. Kërkojë nga kryetari Krasniqi të tregojë se pse e mban peng Ligjin për mbikëqyrjen e AKI-së. Vetë kryetari Krasniqi ka thënë po e mban peng kërkesen në AKI për verifikim të deputetëve”, ka thënë Ymri Ahmeti nga LDK.
Këtij deputetit të opozitës iu përgjigj kryeparlamentari, Jakup Krasniqi. Ai tha se i është dukur nënçmues që nga një institucion i pa kompetencë të merret me verifikimin e deputetëve.
“As Kuvendi, as komisionet, as ata që merren me politikë nuk duhet të tregojnë nivel të ulët në vendimmarrje. Deputetët janë të emëruar si kandidat nga partitë politike, dhe partitë duhet ta kenë të ditur se cilet janë ata kandidat, cila është gjeografia e tyre. Si kryetar i Kuvendit më është duk nënqmues që nga një institucion i pa kompetence të merret me verifikimin e deputetëve. Në fund të fundit shefi i AKI-së ka mundur ta bëjë ketë pa kërkesën time”, ka theksuar Krasniqi.
Në mbrojtje të Krasniqit doli, një Krasniq tjetër, por nga Vetëvendosja.
“Ne si komision për mbikëqyrjen e AKI-së veprojmë më shumë se dy vite. Dua të sqarojë se në asnjë rast as drejtori i Agjencise nuk i kanë refuzuar pyetjet tona për kërkesat tona, deri në nivelet më të larta, edhe drejtori edhe inspektori janë përgjigjur ë në të gjitha pyetjet. Kemi politizuar gjithçka, ta bëjmë një agjenci që është e Kosovës, kombëtare. Së bashku shkojmë në Agjenci, mos e politizoni këtë çështje”, ka thënë Krasniqi.
Për këtë ccështje kishte dashur të diskutoj edhe deputeti i AAK-së Burim Ramadani, por atij nuk i është dhënë fjala. Mirëpo, ai shfrytëzoi rrjetin social Facebook për të thënë atë që e kishte ndërmend ta thotë në seancën e parlamentit.
“ Jakup Krasniqi e vertetoi ate qe e thash dje: Jakup Krasniqi po e bllokon verifikimin e Komisionit per Mbikeqyrje te AKI-se! Tha "mua s'po ma merr mendja qe duhet verifikim. Kjo eshte ne kundershtim me ligjin per Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurise, sepse duhet dhe kryetari i Kuvendit eshte i vetmi qe mund te beje kerkesen zyrtare.Florin Krasniqi i VV-se i ndryshoi komplet fjalet nga dje deri me sot. Ne mbledhje te Komisionit qet flake kunder Jakupit pse po e bllokon verifikimin, sot ne seance i doli ne mbrojtje! Tmerr!”, ka shkruar Ramadani.
...
Nis seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet për Guvernatorin e BQK-së,
Në garë për udhëheqjen e BQK-së janë Bedri Hamza dhe Gani Gërguri, i cili aktualisht është guvernator.
LDK dhe VV janë shprehur se do ta lëshojnë seancën në momentin që votohet për guvernatorin, i cili sipas tyre është politik dhe joprofesional, ndërsa AAK-ja ka deklaruar se do të qëndroj në seancë./Indeksonline/