E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Doreheqja", flet Mucmata: Abuzim me emrin tim

TIRANE - Ish-kreu i Prokurorise se Tiranes, Vexhi Mucmata ka mohuar dje se kishte dhene doreheqjen e tij nga detyra si prokuror i thjeshte. Edhe pse burime nga prokuroria e Tiranes dhe ajo e Pergjithshme, deklaruan edhe dje, se tre dite me pare, Mucmata kishte dorezuar kerkesen per largimin e tij nga detyra, kjo eshte hedhur poshte dje nga prokurori Mucmata. Nderkohe, nga verifikimet e kryera ne Drejtorine e Kuadrit, nuk ka rezultuar se ish-kreu i Prokurorise Tirane, te kete dorezuar nje kerkese te tille. I kontaktuar nga gazeta "Koha Jone", Mucmata tha se "nuk kam paraqitur asnje kerkese per largimin tim nga detyra, por edhe nese do ta dorezoja nje kerkese te tille, kjo nuk ka lidhje aspak me ligjin e "Dosjeve" dhe une jam aktualisht detyren time si prokuror ne kete prokurori".

Vexhi Mucmata per disa vite me radhe ka qene drejtuesi i Prokurorise se Tiranes, emerim i cili u krye nga ana e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Pas largimit te Sollakut, kryeprokurorja Ina Rama vendosi ta liroje nga detyra, duke e lene prokuror te thjeshte ne kete prokurori. Aktualisht Mucmata ushtron detyren e prokurorit ne linjen numer 1, te kesaj prokurorie. Mucmata ka hetuar, si dhe ka shpene per gjykim nje numer te madh dosjesh te bujshme. Nje nga dosjet per te cilen Mucmata urdheroi nisjen e hetimeve dhe me pas e delegoi ne Prokurorine e Pergjithshme ishte ajo e rruges "Durres-Kukes".

Shtylla

Drejtori i Drejtorise se Ndjekjes Penale dhe Hetimit, Zamir Shtylla eshte nje nga prokuroret qe ka kerkuar largimin nga detyra per shkak te ligjit te "Dosjeve". Kerkesa e tij ndodhet ne zyren e kryeprokurores Ina Rama, por nuk eshte shqyrtuar akoma.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›