E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jam shqiptar i vogel nga Korca"

Korce- Kryepeshkopi i Kishes Ortodokse Shqiptare thote se eshte nje shqiptar. Deklarata e Anastasis Janullatos eshte bere gjate dites se djeshme, kur ne ceremonine e zhvilluar ne Universitetin e Korces, "Fan S. Noli", i eshte dhene titulli "Honoris Causa". "Gjithmone e kam thene se jam nje shqiptar i vogel nga Korca", eshte shprehur kreu i kishes.

Universiteti i Korces i ka akorduar dje Kryepeshkopit te Kishes Ortodokse, Anastas Janullatos, titullin "Honoris Causa". Kete titull te larte universiteti, e jep per here te pare. Motivacioni i ketij titulli eshte "per kontribut te shquar ne fushen e teologjise, kontribut per bashkejetesen fetare midis qyteterimeve si dhe kontributin ne shkence". Rektori i ketij universiteti, Gjergji Mero, pasi foli per vepren studimore te kryepeshkopit Janullatos, vecoi dhe kontributin e kreut te Kishes Ortodokse shqiptare ne fushen teologjike, humane dhe ne ringjalljen e kishes pas vitit 1990.

Mero theksoi se, " Kryepeshkopi i Kishes Ortodokse, Janullatos ka zhvilluar nje veprimtari te shumanshme sociale dhe ne fusha te ndryshme si ato te shendetit, edukimit, kujdesit social, zhvillimit rural, mjedisit dhe kultures". Gjithashtu Mero vuri ne dukje nderhyrjet e Janullatosit per zbutjen e kontradiktave ne Ballkan. Pas marrjes se titullit ne prezence te stafit te pedagogeve, te ftuarve dhe studenteve, Kryepeshkopi Anastasis Janullatos, u shpreh se ky titull ishte nje surprize e kendshme qe e mallengjeu.

"Une gjithmone e kam thene se jam nje shqiptar i vogel nga Korca", shtoi ai, duke vene ne dukje edhe nje here se i perket kombesise shqiptare dhe nuk eshte i huaj. Me pas Kryepeshkopi ka referuar para auditorit nje teme mbi sistemin e vlerave globale. Sipas kreut te Kishes Ortodokse, "sistemi i vlerave boterore eshte nje ceshtje shume e rendesishme ne kohet tona, qe ka te beje me nje percaktim te vlerave universale". Prej dites se djeshme Janullatos, do te jete anetari me i ri i stafit akademik ne Universitetin "Fan Noli" te Korces.

D. Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›