Doreheqje e paralajmeruar
NgaYLBER LILI
Arsyet e doreheqjes se nje kryeministri ne pamje te pare te suksesshem krijojne nje lloj konfuzioni. Per ate kategori qe i shohin proceset perciptas natyrshem ngrihen disa dilema cila eshte ne te vertete arsyeja kryesore qe Gjukanovici ulargua nga froni i kryeministrit bash ne nje periudhe kur Mali i Zi eshte nje hap larg familjes se madhe evropiane Si eshte e mundur qe ne pikun e shkelqimit te tij Gjukanovici te largohet pa buje dhe zhurme. Fundja si eshte e mundur qe ne kushtet kur ai ka
varur ne qafe dekorata si burreshtetasdhe qe vazhdon te mbetet i padiskutueshem dhe pa asnje rival serioz te largohet nga posti i kryeministrit Si eshte e mundur qe te vetelargohet nje kryeminister i ciline syte e opinionit publik malazez shihet si babai i kombit Keto por edhe te tjera dilema shtohen nese merret ne konsiderate edhe nje realitet tjeter ndonese i percudnuar ne Mal te Zi nuk ka pasur asnje kontestim te brendshem lidhur me menyren e qeverisjes se drejtuar nga Gjukanovici. Pra ne dukje kryeministri i Malit te Zi dorehiqet pa presion dhe trysni nga oponentet dhe shoqeria.Ne vezhgimet e mianga fundi ishtatorit te ketij viti te cilat ishin me shume antropologjike sesa politike Gjukanovici rezultonte lideri absolut deri ne mitizim. Popullsia malazeze e shihte ne driten e arkitektit te shtetit modern malazez shqiptaret e shihnin deri ne adhurim si shpetimtar duke aluduar me periudhen e Milloshevicit duke ardhur tek pavaresia e Kosoves liberalizimi i vizave dhe deri tek marredheniet me Shqiperine. Ne sinkron ishin edhe pakicate tjera pervec serbevereagimet dhe kontestimet e te cileve ishin te paperfillshme dhe iracionale.
Natyrisht keto konstatime ishin siperfaqesore nderkaq permbajtja rezulton ndryshe.Bazuar ne analizat empirike Mali i Zi qe nje dite te bukur u gdhi me bileten si kandidat potencial per ne BE shperfill hapur funksionimin e demokracise. E thene ndryshe ne ate cope toke ka ngulur rrenje te thella modeli i shtetit despotik ku sistemi nuk eshte gje tjeter vecse nje lloj dinastie korruptive qe sundon pa i hyre gjemb ne kembe. Deri ne minuten e doreheqjes Gjukanovici ishte i paprekshem i pakritikueshem i pakontestueshem ai shihej si hyjni. Vini re ne Mal te Zi sot e gjithe diten mungon demokracia e brendshme mungon kriticizmi liria e shtypit dhe shtypi i lire shoqeria eshte konsensuale dhe format reaguese nuk ekzistojne Gjukanovici mbetet i pakontestueshem ne mendjen e pjeses dermuese te shoqerise se Malit te Zi ne kushtet kur sistemi demokratik mbetet thjesht fasade ne kushtet kur ai ka krijuar oligarkine qe kontrollon gjithe sistemin politik juridik ekonomiko-financiar pasurite natyrore bregdetin resurset e tjera. Gjukanovici edhe pas doreheqjes mbetet lideri autoritarist qe e ka cimentuar pushtetin e tij duke krijuar truste dhe monopoleqe paradoksa-lishtkonsiderohen ne mjediset sociale si mit. Nje realitet te tille ne koherat postmoderne e gjen vetem ne Rusi. Ne kete kuptim koncepti i shtetit modeli i qeverisjes autoritarizmi i liderit ne Mal te Zi eshte fotokopje e putinizmit.
Duke marre shkas nga sa thame me lart shtrohet pyetja si eshte e mundur qe nje shtet perkedhelet nga qendrat e vendosjes per fatin e kombeve nderkohe qe perdhoset demokracia
Per te qene konciz Mali i Zishihet nga qendrat e vendosjes duke kapercyer standardet demokratike per arsye madhore. Vendimi qe shteti i vockel ballkanas te futet ne sqetullen e BE-se duhet shikuar ne rrafshin e gjeopolitikes. E thene ndryshe me mire nje rrip toke e kontrolluar dhe e menaxhuar nga BE-ja sesa te mbetet satelit i Moskes apo te sherbejesi kanal i aksit Moske-Beograd. Nga ana tjeter ky privilegj qe iu be Malit te Zi natyrisht qe duhet ta kishte nje kosto. D.m.th. doreheqja e Gjukanovicit nuk ishte rezultat i kontestimit te brendshem por i presionit te jashtem.Sdo mend qe kryeministri malazez e ka nuhatur situaten qysh me heret. Si duket ai e kuptoi se ka ardhur koha te largohet me elegance duke marre me vete dekoratat dhe duke kycur ne dry bemat e tij qe binin ndesh me normat dhe standardet e demokracise funksionale. Pra Gjukanovici politikan padyshim i zhdervjellet e kuptoi se e keqja me e vogel ne kushtet dhe rrethanat e krijuara ishte doreheqja.
Ne kete sens largimi i Millo Gjukanovicit ishte i paralajmeruar. Ishte i tille ngaqe BE-ja dhe SHBA-te nuk mund te pranojne ne nje sofer demokracine funksionale mekorru-psionin despotizmin oligarkine etj. Se dyti Perendimi nuk lejon qe perspektiva e nje shteti te varet kryekeput nga nje lider autoritarist qe mbreteron per te ndertuar kalane oligarkike te pushtetit apo me shume akoma per tu mitizuar. Se fundmi doreheqja e Gjukanovicit duhet kuptuar si aksion perendimor per pastrimin e Ballkanit nga lider autoritariste dhe te korruptuar.