Nje fushate e re montimesh te vjetra
NgaBELINA BUDINI
Montimet politike nuk jane te panjohura ne Shqiperi. Mjafton te kujtojme gjyqet e montuara politike brenda dhe jashte gjirit te partise qe jane ende memorie e fresket si praktika te nje regjimi diktatorial qe montonte gjithcka ne favor te kauzes se vet e cila kishte ne thelb mbajtjen e pushtetit. Duket se pikerisht montimi eshte baza e perbashket e strategjive te radhes per pushtet nga ana e te dy kampeve politike ne Shqiperi ne prag te zgjedhjeve vendore. Analogjia me praktikat totalitare nuk duhet te merret si
ekzagjerim pasi procesi i montimit te te vertetave eshte nje dukuri e rrezikshme ne te gjitha regjimet. Aq me teper kur ne te dy rastet kemi te bejme me akte agresioni politik. Dhe ne fakt megjithese dritat e skenes elektorale ende nuk jane ndezur pas perdes fushata politike ka nisur agresive. Ka nisur edhe nje here tjeter jashte politikes pra jashte veprimtarise se rregullt politike asaj te garimit me projekte sendertuese dhe jo diskretituese te tjetrit.
Te fshehur pas perdes aktoret e shfaqjes se pritshme po i grishin spektatoret me skandalitete te reja. Nuk eshte e veshtire te kuptohet se cilat duar i servirin ato per mediat dhe publikun kur skandaliteti bie here ne koken e Lulzim Bashes here ne koken e Edi Rames dhe here tjeter ne ate te Sali Berishes. Kundershtaret reciproke kane nisur keshtu nje fushate montimesh para-elektorale qe ka per synim te qarte diskretitimin final te rivalit perballe. Justifikimi i ketyre komunikimeve publike si normale per luften politike mund te jete edhe i pranueshem nga pikepamja e strategjive reaktive te PR-it politik. Por ky justifikim nuk mund te jete me i pranueshem kur taktika te tilla i dominojne te gjitha zhvillimet politike ne vend per jave muaj dhe madje vite te tera duke zevendesuar menyrat e rregullta te te berit politike me maratona PR-i negativ. Maratona te tilla si ajo e montimeve te akuzave per perfshirje ne afera korruptive krimi te organizuar trafiqesh e skandalesh kane mobilizuar pjesen me te madhe te energjive politike ne vend per muaj dhe vite me radhe. Inercia eshte bere akoma me e forte se fundmi kur me afrimin e fushates vendore montimet jane intensifikuar mjaft.
Keto montime diskretituese mund te kene formen e nje aludimi te sforcuar per antishqiptarizem si ne rastin e skenarit te kronikes mediatike per perfshirjen e ministrit Lulzim Basha ne hetime sekrete per krime te shqiptareve. I montuar jo kaq holle por gjithsesi nje montim qe kalon permes nje deshmie autentike duket te jete edhe skandali akoma me i madh i perfshirjes se kryetarit te Partise Sociale Edi Rama ne afera te trafikut te droges shoqeruar madje edhe me akuzen e drejtperdrejte per vrasje te dy njerezve. Kronika intensive e denoncimeve reciproke brenda nje dite te vetme permbante edhe nje deshmi tjeter kesaj radhe permes nje fotografie autentike qe eshte naive te mendosh se nuk ka per sfond montimin politik. Behet fjale per nxjerrjen e fotografise se kryeministrit Sali Berisha ne poza familjare me djalin e Enver Hoxhes. Sfondi i ketij montimi sugjeron kesisoj pikerisht flirtimin e liderit politik shqiptar te antidiktatures me sistemin diktatorial.
Disa prej ketyre montimeve duken si perseritje e skenareve te pare tashme madje ne disa raste duke shtene ne pune pikerisht metoden e vete kundershtarit. Nje montim i ngjashem fotografik me ate te permendur me lart ishte ai qe u quajt montim nga vete Rama dhe mediat prane tij ne rastin e publikimit te fotove nudo te Edi Rames gjate nje fushate elektorale vendore edhe pse permasat e pretenduara te skandalit mund te jene te ndryshme ne secilin rast. Nga ana tjeter per nga arsenali i rende i akuzave denoncimet e sotme ndaj Rames per perfshirje ne krimin e organizuar te kujtojne ekzaktesisht denoncimet e djeshme per krim te organizuar ndaj ish-kandidatit rival te vete Rames Sokol Olldashit gjithashtu ne atmosferen e nje pale zgjedhjesh vendore.
Sigurisht akti i montimit qe qendron pas faktesh te tilla nuk shfaqet dhe nuk pranohet kurre hapur por eshte me teper sfondi dhe konteksti rreth tij qe e nxjerrin ate zbuluar. Edhe pse nuk behen kurre te sigurta faktet vishen me interpretime te pasura dhe duket se ne fund eshte pikerisht interpretimi ai qe mbetet. Prej tyre as qe kerkohet me shume sesa interpretimi. Nga interpretimet nis dhe me interpretimet perfundon e gjithe lufta e forte politike ndermjet kampeve. Efektet elektorale jane gjithe ckerkohet nga palet e perfshira. Nje logjike e tille e montimeve te fakteve ne baze te interpretimeve nuk eshte ne fakt aspak episodike ne arenen politike shqiptare. Kjo logjike duket se shpjegon jo vetem serite e episodeve qe permendem deri tani por edhe vete rruget politike te ndjekura nga protagonistet e kampeve kundershtare politike ne vend. Keshtu u montua per shembull vete kauza e madhe e transparences per hapjen e kutive te votimit nga ana e PS-se gjate etapes se pare ekstreme ne qendrimin e saj per ceshtjen e kutive dhe keshtu duket se po montohet tanime nga mazhoranca qeverisese kauza e rruges ligjore per mos-hapjen e kutive gjate asaj qe duket se do te jete etapa e dyte ekstreme per sa i perket qendrimit te shumices per te njejten ceshtje. Protagonistet vetem sa kembejne vendet ne perpjekjet e tyre strategjike per te perdorur dhe menaxhuar kohen politike me interpretimet qe i kane gjithnje gati ndersa faktet i lene per ti gjetur dhe montuar rruges.