Divorcohen prinderit e Bleones se zhdukur i ati Vajzen e ka shitur gruaja per te marre para
Padia eshte regjistruar pak dite me pare ne gjykaten e Kukesit e kerkuar nga ana e se emes Bukurijes por qe dje dhe babai i vajzes e ka pranuar ndarjen. Ndonese prej kohesh qe nga zhdukja e vajzes ne menyre misterioze ne maj te ketij viti cifti mesohet se ishte ndare praktikisht. Te dy bashkeshortet jane larguar
nga fshati Zapod per te jetuar tek te aferm ne Tirane. Zamir Mata ka marre me vete dhe djalin e vogel. Ne seancen e djeshme Gjykata e Kukesit ka lene si date perfundimtare te vendimit zyrtar 11 janarin e vitit te ardhshem ku do te shqyrtohen dhe dokumentet qe do te servire secila pale per kujdestarine e djalit Armandit 5-vjecar.
Akuzat e prinderve te deshperuar ndaj njeri-tjetrit jane teper te renda deri ne implikime te drejtperdrejta ne humbjen e Bleones. Dje ish-cifti Mata ka dhene publikisht deshmi te reja per akuzat. Pervec pese vajzave Zamir Mata ka perfshire ish-gruan e tij duke e akuzuar dhe per tradhti bashkeshortore dhe si personi qe ka dijeni te plote dhe eshte e implikuar ne humbjen e Bleones. Kunderakuza eshte e njejte dhe nga ana e Bukurijes.
Seanca gjyqesore ka nisur ne oren 1100 nderkohe qe fillimisht ne shkallet e gjykates eshte dukur Zamir Mata me te atin Zenelin dhe te tjere te aferm dhe me pas ka mberritur po nga Tirana Bukurije Mata Veizi. Palet nuk kane folur dhe nuk jane pershendetur me njeri-tjetrin. Ata qe te dy thone se do te kerkojne Bleonen deri ne vdekje. Gjyshi i Bleones para seances eshte shprehur per Panorama se ka vetem nje deshire Te shohe te gjalle dhe njehere Bleonen dhe pastaj le ta marre kush te doje. Ai falenderon gjithe njerezit qe kane perjetuar dhe jane solidarizuar me ta ne keta muaj teper te veshtire. Ai jeton me vajzen Alketen dhe djalin tjeter i martuar si shume raste te tjera ne Gore duke grabitur vajzen qe donte. Zamiri jeton ne Tirane tek vellai tjeter. Djali i vogel Armandi vellai i Bleones trembej gjate nates. Babi erdhen hajdutet te me marrin erdhen policet thote keshtu qe vendosem ta dergojme ne Tirane tregon Zenel Mata. Gjyshi i Bleones shton se qe ne fillim i ka thene policise te marre dhe te arrestoje Bukurijen se ajo ka dijeni per zhdukjen e se bijes. Ishte nje martese e deshtuar. Djali im ra ne dashuri me te dhe une nuk ia prisha. Bukurija eshte nga fshati perballe Lojmja dhe me Zapodin e ndan nje lugine e thelle e lumit Luma por qe tashti do ta ndaje ciftin Bleona ende e pagjetur. Bleona u zhduk me 22 maj ne kullote siper fshatit. Megjithe operacionet e zhvilluara ne terren dhe me gjere ne Shqiperi Kosove e Maqedoni ende nuk ka asnje gjurme per vogelushen.
Zhdukja e Bleones asnje gjurme nga 22 maji
Bleona Mata ne ate kohe pa mbushur ende 7 vjece u zhduk ne menyre misterioze pasditen e 22 majit ne bjeshket e fshatit Zapod ne Kukes. Ajo kishte dale ne kullote me hallen dhe 4 vajza te tjera te fshatit por ato u rikthyen ne shtepi ndersa Bleona nuk u gjet qe prej asaj pasdite e ende dhe sot nuk dihet fati i saj. Per gjetjen e saj jane angazhuar forca te shumta policie nga Shqiperia dhe Kosova ndersa hetimet u kryen nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda. Ndonese u hodhen disa pista hetimi ajo e vdekjes aksidentale u perjashtua duke u vazhduar hetimi vetem ne ate te rrembimit. Qe nga maji i ketij viti shume variante jane hedhur mbi zhdukjen e Bleones por ne asnje rast nuk eshte provuar se ku ndodhet ajo. I ati i Bleones Zamir Mata hedh poshte dhe thashethemet e perhapura keto dite neper Kukes se gjoja Bleona eshte gjetur dhe po mbahet fshehur per tu zbuluar ne nje emision televiziv per njerezit e humbur. Babai i Bleones Ish-gruaja e shiti vajzen per para
Zamir Mata i ati i Bleones akuzon nenen e vajzes per implikim ne zhdukjen e se bijes 7 vjece. Ai nuk kursen akuzat per tradhti bashkeshortore ndaj Bukurijes.
A keni informacione te fundit per vendndodhjen e Bleones
Shate muaj pas humbjes se Bleones nuk kemi asnje informacion as nga policia as nga njerezit per gjetjen e saj. Asnje telefonate dhe asnje gjurme.
Ku i keni dyshimet
Dyshimet jane shtuar teper sidomos brenda familjes sone. Qamiles dhe Gentianes i eshte shtuar dhe ish-nusja ime Bukurija me te cilen une jam ndare dhe sot kam seancen gjyqesore te ndarjes.
fare faktesh keni per ish-gruan tuaj
Ate dite qe ka humbur Bleona ajo ka thene se ka shkuar ne are per te punuar por ne asnje moment nuk ka qene ne are. Ajo gjashte ore ka folur ne telefon. Nga ora 11 e gjysme deri ne oren 2 nuk eshte pare tek ara dhe nuk dihet se ku ka shkuar. Edhe ne intervista dhe ne emisionet televizive me shume eshte marre me rregullimin e flokeve te saj. Ne ditet e humbjes se Bleones ne qanim ajo nuk ka derdhur pike loti. Qeshte dhe bente budallalleqe. Nuk di ku i gjen keto para per te bere dhe ndarjen dhe udhetimet per ne televizion me pese vajzat te cilave u paguan shpenzimet. Edhe diten e humbjes se Bleones ne telefonin e saj jane gjetur mbi 50 numra qe nuk u perkisnin familjareve dhe te afermve tane. Ka shkuar me ta dhe me ka tradhtuar disa here.
Pse keto akuza te renda ndaj ish-gruas
100 ajo e ka humbur Bleonen ose ia ka dhene dikujt ose ka marre para per te. Bleona nuk ishte ndonje femije i vecante apo princeshe qe te vinin ta merrnin ne mal. Ka plot femije te tjere qe mund ti merrnin dhe nuk vinin per te rrezikuar ne Zapod.
Ia keni thene policise keto deshmi
Po dhe policia mbi 15 here e ka marre me nga 6-7 ore ne pyetje . Nuk kam piste se kush mund ta kete se ajo ka shkuar me shume njerez. Ajo ka pasur 2-3 telefona dhe une nuk i kam dhene asnje. Une kam punuar edhe emigrant per te ruajtur femijet.
Do vazhdoni ta kerkoni Bleonen
Sa te kem jete dhe sa te jem gjalle une do te kerkoj vajzen time.
Bukurije Mata Burri na lanuk beri asgje per vajzen
Bukurije Mata ka qene e para qe ka depozituar ne gjykate kerkesen per divorc ndaj te shoqit. Ish-bashkeshortja e Zamir Mates thote se ai e ka braktisur ate dhe i ka marre me vete edhe djalin 5-vjecar. Edhe ajo shprehet se nuk do te reshte se kerkuari Bleonen dhe do te marre edhe djalin. Ne lidhje me akuzat e ish-bashkeshortit ajo i hedh poshte ato ndersa shpjegon dhe arsyen sipas saj se cbente diten e zhdukjes se Bleones.
Ish-burri juaj ju akuzon per humbjen e Bleones dhe per tradhti bashkeshortore. Cili eshte komenti juaj
Keto jane shpifje dhe trillime te atij. Ai nuk ka asnje fakt per kete dhe mua nuk ma ben syri terr. Jam gati te perballem per keto. Telefonatat i kam bere me njerezit e mi dhe farefisin per gjetjen e Bleones.
Pse kerkuat ndarjen nga ish-bashkeshorti juaj
Ai nuk eshte kujdesur per mua. Une jam grua e ve me burre gjalle. Ne asnje aspekt dhe ne asnje moment ai nuk eshte kujdesuar per mua. Qe nga moment i humbjes se vajzes ai me braktisi fare. Ai nuk preokupohet per fatin e jetes se saj.
Zamiri thote se ju keni gisht e humbjen e Bleones. Si reagoni per kete
Neqoftese e di le te shkoje dhe ta gjeje. Ai e di se ku eshte perderisa ka marre edhe djalin. Une ligjerisht i drejtohem shtetit dhe askujt tjeter.
Ish-burri juaj thote se nuk jeni treguar e sinqerte ne kerkimin e Bleones
Ai nuk e ka kerkuar Bleonen. Ai shkon e rri tek dhendri nderkohe qe une ne cdo kohe dhe aspekt kam qene ne kerkim te Bleones. Ai nuk eshte treguar aspak i vemendshem per vajzen qe i humbi.
Do vazhdoni ta kerkoni Bleonen
Patjeter. Bleona eshte vajza ime. Edhe per djalin une do te kujdesem se une jam nena e tij dhe une e kam bere ate. Kam besim e do ta gjej se nuk i kam bere keq askujt.
KUKES/ JONUZ HALLAQI