Raporti i Martit dhe reagimi patriotik
NgaARMAND SHKULLAKU
Raporti i Dik Martit i dha edhe nje tjeter mundesi te mire patriotizmit shqiptar per tu shpalosur me gjithe ngjyrat e tij. Reagimet emocionale me tone patetike pasthirrma e parathirrma mbushen gazetat dhe televizionet. Nuk mbeti njeri pa reaguar politikane veterane intelektuale klerike akademike gazetare punetore e fshatare. I gjithe ky reagim po ta permbledhim me pak fjale konsistonte ne demaskimin e Dik Martit si antishqiptar i shitur tek Beogradi racist manipulator etj. dhe ne himnizimin e luftes se
UK-se dhe lidereve te saj si dicka e shenjte te cilen nuk mund ta preke askush. Qe nje raport i tille si ai i hartuar nga zvicerani mund te provokoje emocione te preke ndjenjen kombetare e te shkaktoje urrejtje apo zemerim eshte e kuptueshme. Por qe te mbizoterojne vetem keto ndjenja dhe asnje reflektim apo veprim i ftohte e i arsyeshem kjo eshte e pazakonte.
Menyra se si ne kemi vepruar ne te shkuaren dhe si reaguam ndaj raportit ne fjale nuk eshte forma me e mire se si duhet te sillet nje shtet. Nje shtet ka institucione dhe duhet qe ne momente kritike tu referohet atyre dhe jo gjuhes se emocioneve apo fjalimeve patetike. Si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove vete prokuroria mund te kishte nisur hetimet pas akuzave te renda te Carla del Pontes te kishte ftuar te merrnin pjese ne hetim edhe hetues nga Serbia eksperte nderkombetare dhe juriste te paanshem dhe ne fund te kishim te benim me nje ceshtje te trajtuar juridikisht e jo me spekulime te pafaktuara me te cilat po perballemi sot.
Nga ana tjeter vete autoritetet ne Kosove ne vitet e fundit mund te kishin nisur hetime e te kishin cuar para drejtesise persona qe gjate luftes apo pas saj dyshohet se kane kryer krime. Po keshtu nese Beogradi pretendon se afro 500 serbe figurojne te zhdukur ne Kosove pala shqiptare duhet te ofronte cdo lehtesi dhe bashkepunim per te treguar gatishmerine e saj ne zbardhjen e te gjitha te vertetave dhe krimeve pavaresisht se prej kujt jane kryer. Dhe ne fund edhe ndaj raportit te Dik Martit duhej vepruar institucionalisht nepermjet nje padie profesionale dhe reagimi shteteror serioz. Nese do te ishin ndjekur hapa te tille sot do te kishim nje dosje te bazuar ne hetime dhe fakte per te gjitha akuzat e ngritura nje raport te besueshem mbi fatin e serbeve te zhdukur dhe Dik Martin duke kerkuar nje avokat te mire.
Keto nuk i kemi. Ne vend te tyre po shohim nje parade patriotizmi qe nuk vlen si argument per te bindur boten se raporti i Martit eshte i ndertuar mbi shpifje. Duke thene se ai punon per Beogradin se eshte i cmendur etj. apo se lufta e UK-se ka qene e shenjte mund te preken emocione te brendshme po nuk mund te binden reporteret e huaj qe po flasin per Kosoven gati cdo dite ne mediat boterore. Imazhi i shtetit me te ri gjendet i kryqezuar dhe nuk mund te shpetohet me fjalime dhe thirrje patriotike nga Prishtina e Tirana por me fakte dhe prova te qarta qe rrezojne akuzat dhe deshmojne vullnetin e lidershipit kosovar per tu distancuar nga krimi.
Rasti Dik Marti nxori ne pah edhe nje tjeter problem qe kemi. Asnje reagim ndaj raportit nuk niste me fjalen ne por me ai. Ne te gjitha deklaratat kishte vetem sulme ndaj zviceranit ai dhe vetem ai ishte fajtor per kete kryqezate ndaj imazhit te Kosoves. Do te kishte qene normale dhe me e pranueshme nga opinioni boteror nese lideret shqiptare do te pranonin se krime mund te kene ndodhur dhe se ata jane te angazhuar seriozisht per zbardhjen e tyre se raporti eshte i ekzagjeruar dhe permban plot te paverteta por autoritetet e drejtesise do ta analizojne ate.
Sulmi i vazhdueshem ne kete rast ndaj nje personi te vetem nuk eshte gjithnje mbrojtja me e mire. Pala shqiptare duhet te marre edhe disa pergjegjesi mbi vete dhe sigurisht pastaj te hedhe poshte e te kerkoje llogari per shpifjet e te pavertetat qe thuhen per te. Por edhe ne kete drejtim eshte bere fare pak per te mos thene qe eshte krijuar nje terren i favorshem qe akuza te tilla te zene fare e te mbijne ne mediat boterore. Ato u shfaqen menjehere por jo ne menyre te papritur sepse prej kohesh Kosova ka treguar mungese vullneti per te luftuar krimin e korrupsionin per te ndertuar nje drejtesi te pavarur dhe se fundi per te bere zgjedhje te lira e demokratike. Duket sikur keto nuk kane lidhje me akuzat qe behen per nje kohe tjeter nuk kane lidhje me trafikun e organeve te droges apo te armeve...
Ne fakt kane shume lidhje. Nese gjate viteve te fundit ne Kosove do te kishim pasur progres ne luften kunder korrupsionit nese politikane te dyshuar per krime do te ishin denuar nese do te kishim pasur nje qeveri me duar te pastra dhe se fundi nje proces zgjedhor model raporti i Dik Martit mund te ishte shkruar por nuk do te kishte pasur kurre jehonen qe gjeti ne mediat boterore.
Kur nje diplomat i rendesishem thote se listat e deputeteve duhen pastruar nga personat nen hetim sepse kjo e demton imazhin e Kosoves dhe kjo nuk ndodh kur individe te dyshuar ose te perfolur per krime apo trafiqe jane perseri aktive dhe pretendojne poste kyce ne drejtimin e vendit kur vota e qytetareve abuzohet e manipulohet atehere jane krijuar te gjitha rrethanat e favorshme qe edhe raporte spekulative si ai i Dik Martit te merren ne konsiderate nga media serioze.
Nuk ka orkestrime apo skenare per ta armiqesuar Kosoven me boten por proceset negative mbarsen aq shume sa shperthejne atehere kur nuk e pret dhe ne momentin me te veshtire. Nese do te kishim nje Kosove qe ecen drejt progresit qe vleresohet pozitivisht ne raportet e BE me institucione te besueshme dhe procese politike demokratike akuzat e Martit do te binin ne vesh te shurdhet.
Toni Bler pati thene ne Prishtine se armiku i Kosoves mund te jete vete Kosova. Ngjarjet e fundit e sidomos procesi zgjedhor po e deshmojne kete. Angazhimi serioz dhe vullneti politik per ta ndryshuar gjendjen aktuale jane e vetmja mundesi per te mbrojtur dhe lartesuar imazhin e Kosoves. Fjalimet patriotike dhe reagimet emocionale jane per konsum te brendshem dhe prej kohesh te dala mode.