E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëhiqet Min. i Financave në Greqi, dyshohet për shkak të shëndetit

Dorëhiqet ministri i Financave në Greqi. Vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës, ministri i Financave në Greqi, Vasilis Rapanos ka dhënë dorëheqjen nga posti, dorëheqje e cila është pranuar nga Kryeministri Samaras.
 

Ende mbeten të paqarta motivet e dorëheqjes Ministrit Rapanos, por dyshohet se shkak është bërë gjendja e rënduar shëndetësore e tij.
 

Gjatë fundjavës ai u dërgua me urgjencë në spital, pas një momenti dobësie, por duket se ai e ka patur të pamundur të vazhdojë më tej punën, në këto kohë të vështira për Greqinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›