E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër incident ajror mes Sirisë dhe Turqisë

Lajmi është publikuar nga një një burim diplomatik evropian, i cili ndër të tjera theksoi se një avion kërkimi dhe shpëtimi “Casa CN-235” i ushtrisë turke, që merrte pjesë në kërkimet e dy pilotëve të avionit luftarak, rrëzuar javën e kaluar, u verifikua nga një sistem mbrojtës sirian tokë.

Ky sistem i mbrojtjes përfshin një radar dhe raketa.

Një avion luftarak turk F-4 u sulmua të premten nga mbrojtja ajrore siriane, ndërkohë që sipas Ankarasë, ai po kryente një mision trajnimi, nuk ishte i armatosur dhe ndodhej në hapësirën ndërkombëtare, pas një rruge të shkurtër që kishte bërë në hapësirën siriane.

Pas këtj incidenti, Turqia kërkoi një takim me aleatët e NATO-s, që do të zhvillohet nesër në Bruksel.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-25 13:32
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›