E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia-Maqedoni tensione për emrin, aksion kundër shenjës MK

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë ka evidentuar shqetësimin lidhur me veprimet e autoriteteve greke, pasi këto të fundit kishin nisur vendosjen e afisheve ngjitëse në veturat maqedonase që mbanin tabelat me shenjën MK gjatë hyrjes së tyre në shtetin grek.

Nikolla Popovski e cilësoi veprimin e autoriteteve greke “ilegal dhe një provokim të pakuptimtë”.

Që kur Maqedonia shpalli pavarësinë nga Jugosllavia më 1991, Shkupi vazhdon ta ketë si mosmarrëveshje kryesore me Athinën çështjen e emrit të Maqedonisë.

Në afishet ngjitëse, të cilat u përdorën nga autoritetet greke në gjuhën angleze shkruan “E njohur nga Greqia si FYROM” duke iu referuar ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›