E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimet pa leje, policia bashkiake aksion në Librazhd

Policia bashkiake e Librazhdit ka nisur nje aksion per prishjen e ndërtimeve pa leje. Sipas kryeinspektorit të policisë bashkiake, Mehmet Bardhoshi, jane evidentuar rreth 16 objekte te cilat do te shemben pasi jane njoftuar edhe pronaret e tyre për këtë aksion. Ndërkohë, dita e pare e ketij operacioni ka shenuar edhe tensIon midis inspektoreve dhe pronareve te ndertesave, pasi këta të fundit kanë bërë rezistencë ndaj aksionit për prishjen e ndërtimeve të tyre.
 

Pavaresisht qendrimeve kundershtuese te pronareve, kryeinspektori Mehmet Bardhoshi ka theksuar se do te zbatohet ligji dhe cdo ndertese e ngritur pa leje do te shembet pa hezitim.
 

Aksioni per prishjen e ndertesave pa leje ne qytetin e Librazhdit do te vijoje edhe pergjate diteve ne vijim, ku inspektoret e policise bashkiake do te shoqërohen edhe nga forcat e rendit per te shuar tensionet e konfliktet e mundshme midis inspektoreve dhe pronareve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›