E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëhiqet Presidenti i Gjermanisë, Kristian Vulf

Lajmi bëhet i ditur nga “Deutsche Welle”. Vulf, për të cilin prokuroria e Hanoverit kërkoi heqjen e imunitetit pas dyshimeve për praktika korruptive, njoftoi dorëheqjen e tij nga kështjella Bellevue, në Berlin.

Kancelarja Angela Merkel ka anuluar një vizitë të planifikuar në Itali, ku do të takohej me kryeministrin Mario Monti. “DW” thotë se kancelaria do të dalë para medieve me një deklaratë në orën 11:30./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-17 11:14
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›