E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombet e Bashkuara dënojnë dhunën në Siri

Miratimi i rezolutës u bë pavarësisht kundërshtimit të fortë të Rusisë dhe Kinës, të cilat 12 ditë më parë vendosën veton ndaj një teksti të ngjashëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.   
 
Nga 193 vende anëtare të Asamblesë, 137 kanë votuar në favor të tekstit, 12 kundër, përfshirë Rusinë, Kinën, Iranin, Korenë e Veriut dhe Venezuelën ndërkohë që 17 shtete kanë abstenuar.      
     
Rezoluta kërkon që qeveria siriane t'i japë fund sulmeve kundër popullsisë civile, të përkrahë përpjekjet e Lidhjes Arabe për të siguruar një tranzicion demokratik në Damask dhe të rekomandojë emërimin e një të dërguari special të OKB-së për Sirinë./Start/

                                                                                             2012-02-17 10:36
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›