E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëhiqet Sali Berisha

 Kryeministri Sali Berisha dorezoi ne Presidence tekstin e doreheqjes. Dorëheqja, si veprim kushtetues, vjen pas humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit dhe nisjes së punës së Parlamentit të ri të dalë nga keto zgjedhje.

Mazhoranca e re pritet te paraqese emrin e Kryeministrit te ri te vendit, ai eshte Edi Rama, ndersa me pas do kalohen per dekretim e me pas votim ne Kuvend edhe te emrave te kabinetit te ri qeveritar.

Të hënën pasdite do të mblidhet edhe Kuvendi i Shqipërisë sipas zgjedhjeve te fundit dhe do te zgjedhe drejtuesit e Kuvendit.

Nderkohe eshte mbledhur grupi parlamentar i Partise Demokratike qe ka zgjedhur Edi Paloken si kryetar, Jorida Tabakun si zedhenese te Partise dhe Edmond Spahon qe do propozohet si nenkryetar i Kuvendit. Pas mbledhjes pritet te dale ne nje konference per shtyp ish-kandidati per kryetar partie, deputeti Sokol Olldashi, burime nga brenda mbledhjes bejne te ditur se zoti Olldashi ka kundershtuar procedurat e zgjedhjes se kryetarit te grupit duke e cilesuar ate si antistatutore.

"Deputetët tanë, pararojë e një opozite të fortë"

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit të ri kuvendor të kësaj force politike deklaroi se opozita e re do të jetë zëri i drejtë dhe i paanshëm, bashkëpunuese sa i takon integrimit të vendit, por kritikuese e Qeverisë në bazë të fakteve.

Pak orë para mbledhjes së legjislaturës së re, Basha u kërkoi parlamentarëve demokratë të jenë pararoja e një opozite të fortë në Kuvend dhe jashtë tij, Basha ka akuzuar mazhorancën e sotme për vjedhje e blerje votash si dhe për tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve.

“Vijmë nga një përvojë e çmuar dhe i kemi potencialet të bëjmë opozitën më efikase që ka njohur vendi. Ne e dimë që rrotacioni është atribut i jetëdhënies së demokracisë. Ne shpalosëm vlerat e kalimit të rregullt dhe të përgjegjshëm të pushtetit,” shtoi Basha.

Në fjalën e tij, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vlerësuar punën e bërë në këto 8 vjet nga qeveria e djathtë me në krye kryeministrin Sali Berisha.

Basha ka përmndur disa nga reformat e bëra gjatë qeverisjes së djathtë si anëtarësimi në NATO, MSA dhe rrugën drejt Bashkimit Europian./Top Chanel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›