Dorëhiqet Zaganjori, Rama rikthen 5 kushtet Rozeta Rapushi
Xhezair Zaganjori terhiqet nga gara per postin e Presidentit te Republikes. Kandidati i shpallur nga koalicioni qeverises per garen presidenciale deklaroi dje menjehere pas deshtimit te raundit te trete te votimit, se nuk do te jete me kandidat per ne raundin e katert. "Une nuk jam me kandidat per raundin e katert. Per mua ka shume rendesi fakti qe opozita nuk ka besim tek une dhe do te gjykohet dhe do te paragjykohet cdo vendimmarrje e imja, ne nje kohe kur Shqiperia perballet me sfida te medha sic eshte integrimi europian apo reforma zgjedhore, si dhe reforma te tjera si ajo ne drejtesi etj. Ne keto kushte paragjykimi, une deklaroj me bindje te plote doreheqjen time. Uroj qe te gjendet nje njeri i pershtatshem per kete kandidature", - beri te ditur Zaganjori, pak kohe pas mbylljes se seances se djeshme plenare, e cila rezultoi serish e deshtuar per te prodhuar nje president te ri per vendin. Zaganjori u terhoq, duke pohuar madje edhe faktin se analistet do te thone se ka pasur presione, apo takime. Por per te, kjo nuk perben asnje shqetesim dhe, madje, ai tha se vlereson mazhorancen qe e propozoi si kandidature per kete post dhe e mbeshteti ate. "Nuk me vjen keq per asgje, une falenderoj ata qe me propozuan, do te uroja qe ky proces te mbyllej dhe te zgjidhej nje kandidat i pershtatshem", - shtoi ai. Kandidati i shpallur nga koalicioni qeverises, por kurre i zyrtarizuar ne Kuvend, shtoi gjithashtu se kete vendim te marre dje, e beri publik vetem ne momentin kur deshtoi edhe raundi i trete i votimit per zgjedhjen e Presidentit te Republikes dhe nuk e ka komunikuar me asnje njeri me pare, per vete faktin se ai nuk ishte nje kandidat zyrtar, me mbeshtetjen e 20 firmave te deputeteve. "Nuk mund te zgjidhem duke mos ardhur nga politika, ne nje ambient ku me mungon besimi i plote i opozites. Kjo u shpreh qartesisht ne seance dhe me vjen keq ta them kete. Cdo vendimmarrje e imja ka qene si specialist i fushes ne Gjykaten Kushtetuese. Mesa shoh, dyshimet jane tek une si individ dhe kjo me vret. Sepse gjykimet e mia ne rast te kandidimit apo zgjedhjes si president, do te paragjykohen sido qe te jene nga nje pale qe me cileson si te njeanshem", - u shpreh me keqardhje Zaganjori. Terheqja e tij, le pa nje kandidat tashme edhe mazhorancen, e cila e propozoi emrin e tij menjehere pas mbledhjes se koalicionit qeverises. Madje, kreret e forcave politike ne pushtet, jo pak here e mbeshteten publikisht Zaganjorin, si nje kandidature shume e mire per postin e kreut te shtetit dhe mbi te gjitha qe plotesonte kerkesen e opozites per nje kandidature jo politike. Por selia roze, pavaresisht ketij fakti, nuk pranoi Zaganjorin si nje kandidature per President te Republikes.
Rama u rikthehet kushteve: 5 pikat qe duhen plotesuar
Rozeta Rapushi
Me doreheqjen nga gara presidenciale e kandidatit te mazhorances per postin e Presidentit te Republikes, Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i rikthehet kushteve. Duke e cilesuar doreheqjen e Xhezair Zaganjorit, si nje rihapje te rruges se konsensusit mes forcave politike, Rama renditi dje pasdite edhe kushtet e selise roze per zgjedhjen e nje presidenti konsensual. "Pas terheqjes se kandidatit qe nuk garantonte konsensus, fati europian i Shqiperise ne 100-vjetorin e Pavaresise se saj mbetet ne duart e partive qe perfaqesojne ne parlament qe te gjithe shqiptaret. Seanca ne Kuvend, retorika e papershtatshme dhe djegia e raundit te trete pa konsensus, nuk ishin nje ogur i mire per raundin e katert. Por terheqja me pas e kandidatit jokonsensual, e rihap rrugen e konsensusit dhe i jep mundesine opozites te konfirmoje qendrimin e vet publik", - u shpreh Rama, i vetmi i "gezuar" pas terheqjes se Zaganjorit nga gara. Per rrjedhoje, ai shtoi se PS ka pas kesaj plotesisht vullnetin te jape konsensus per nje kandidature qe duhet identifikuar, pa humbur kohe, permes dialogut mes te gjitha paleve. Por thekson nga ana tjeter, vizionin e PS-se per dialogun qe mbetet i pandryshuar. "Te zgjedhim Presidentin e ri me votat e qeverise dhe te opozites. Te hapim menjehere proceduren per heqjen/kufizimin e imunitetit. Te bejme kompromisin e nevojshem per Reformen Parlamentare dhe ta votojme bashkerisht. Te permbyllim Reformen Zgjedhore dhe ta votojme bashkerisht. E po bashkerisht me siguri edhe me mbeshtetjen e Presidentit te ri, t'i drejtohemi familjes Europiane para perfundimit te ketij sesioni parlamentar per te kerkuar njezeri qe Shqiperia ta marre statusin e kandidatit me 12 tetor", - renditi kreu socialist. Sipas tij, vetem te bashkuar ne emer te interesit kombetar, mazhoranca dhe opozita mund t'ia dalin kesaj sfide te veshtire e komplekse qe nis me zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Rama beri te qarte se eshte dhe gati ne cdo moment per t'u perfshire ne cdo forme komunikimi e dialogu mes paleve qe te kontribuojme me te gjitha energjite tona pozitive per kapercimin e ketij momenti delikat. "Cdo krize eshte gjithnje nje medalje me dy ane. Nga njera ane eshte futja e metejshme ne spiralen e saj, nga ana tjeter dalja ne nje rruge te re. Ne duam te dyten dhe do te bejme gjithcka mundemi qe e dyta te ndodhe, jo per ne po per Shqiperine Europiane", - shtoi Rama. Ai siguroi qofte kryetarin e shumices e qofte partneret e tij ne koalicionin qeveritar, se opozita parlamentare ne kete proces ka vetem nje interes, ate kombetar ne vigjilje te provimit te Shqiperise ne 12 tetor ne Bruksel. "Kemi vetem nje kerkese: Dialogun konstruktiv, pa parakushte e as paragjykime, mes paleve per te identifikuar nje kandidature konsensuale dhe vetem nje shtyse: Domosdoshmerine qe t'ia dalim se bashku, duke u ngritur ne lartesine e sfides se madhe te marrjes se statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Europian", - shtoi ai.