Nano: Rama të më mbështesë, Berisha bëhu partneri im
TIRANE - Kandidati për President, Fatos Nano u kërkoi dje në një intervistë për agjencinë ‘Studimepolitike.com’, Sali Berishës dhe Edi Ramës të çlirojnë garën. Duke shprehur besimin se vetëm me një garë të lirë mund të fitojë ai i është drejtuar personalisht edhe Kryeministrit, kreut të opozitës dhe atij të LSI-së. Nano shprehet se ai gjithmonë ka një listë deputetësh “dalëzotsa”, që e mbështesin.
Z.Nano është përpjekja juaj e tretë, në rrugën drejt postit të Presidentit, në fakt është hera e dytë që hyni në garë. Duket se hapësirat në këto dy gara kanë qenë të ngushta për ju. Pse mendoni se është ngushtuar kjo hapësirë, kush druhet nga zgjedhja juaj si President. A keni bërë një analizë ?
Nuk janë vetëm këto të dyja që ju përmendni garat e mia. Janë shumë garat e mia. Unë jam në garë me vetveten. Unë përpiqem të përsosem çdo ditë i ndërgjegjshëm se kjo është gjimnastika më e vështirë. E sfidoj vetveten drejt përsosjes si individ, si familjar, si qytetar, si politikan dhe si shtetar. Ndaj edhe i motivuar nga ky proces dhe kjo dëshirë jam i vendosur që ta përcjell mundësinë e kapacitetin e përsosjes edhe në shoqërinë shqiptare, kulturën politike, institucionet shqiptare. Nuk jam i prirur të marr formën e ngushticave kur garoj, por jam i vendosur t’i zgjeroj hapësirat nëpërmjet konkurrimit me ide, vizion, dijeni, kulturën e duhur demokratike e perëndimore, parime, e transparence. Unë nuk mund t’i lejoj vetes të marr formën e sistemit kur ai është i gabuar, por e konkurroj sistemin me modelin më të mirë në sjellje e mendësi për ta ndryshuar e transformuar sistemin. I kam bërë të gjitha analizat dhe i kam hyrë sërish konkurrimit me qetësinë se di të fitoj sikurse di të pranoj me dinjitet edhe humbje.
A mendoni se politika në Shqipëri pavarësisht të gjithave mendon se kandidimi juaj nuk ka kuptim. Kur keni qenë Kryeministër nuk mund të thuhet se keni gëzuar mbështetje më shumë se sa elektorati i majtë dhe keni qenë i përfshirë në një betejë politike partizane me Z Berisha. A është kjo një pengesë që ju të quheni kandidat i të gjithëve, ose një figurë politike që të përfaqësojë unitetin siç pretendoni?
Kam garuar nëpërmjet Partisë Socialiste për tu shërbyer të gjithë shqiptarëve. Kam konkurruar me z.Berisha e asnjëherë nuk ka ndodhur që konkurrimi ynë ta ndajë Shqipërinë në mes. Konkurrimi ynë ka qenë përherë i bashkëshoqëruar me kujdesin që Ish-Presidenti Berisha asokohe dhe Kryeministri Nano të silleshin si shtetarë në gatishmëri e shërbim të të gjithë shqiptareve, por sigurisht të autorizuar si fitues e humbës në garë sipas rastit, nga pjesët mbështetëse përkatëse. Por shërbimi ka qenë për të gjithë shqiptarët. Për një shtetar, e pjesshmja është gjithmonë vetëm pikënisja. Qëllimi mbetet i palëvizshëm, pra shërbimi ndaj të përbashkëtës. Patjetër që unë i kam të gjitha mundësitë dhe të gjitha cilësitë për ta kërkuar dhe merituar pikënisjen nga e pjesshmja, pra nga Partia Socialiste dhe mbështetjen nga i gjithë spektri për të shërbyer si simbol i Unitetit Kombëtar. Ndërgjegjësimi im, përvoja ime, dijenitë e mia, mundësitë e mia përkushtimi im për t’i shërbyer të përbashkëtës, më jep mua një pafundësi arsyesh për tu gjithpranuar nga të gjitha partitë politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvend.
Nëse do t’ju duhet të përcaktoni pas një analize të kujdesshme argumentet që bindni faktorët kryesorë të përcaktimit të Presidentit të ri, që ju të jeni kandidati konsensual për President, si do t’i drejtoheshit ju:a) Kryeministrit Berisha;b)Kryetarit të PS Edi Rama;c)Kryetarit të LSI Ilir Meta?
Berisha: Bëhuni promotor i një kapërcimi cilësor në mendësinë, kulturën e sjelljen demokratike e properëndimore të vendit tonë. Jepni dëshmi të dashurisë dhe përkushtimit tuaj për një vend modern, europian, thelbësisht demokratik. Mbështeteni kandidaturën e Fatos Nanos, si kandidatura më konsensuale në vend. Fatos Nano është politikani parësor, shtetari me të cilin ju keni konkurruar për 15 vite, e herë keni humbur e herë keni fituar mbi njëri-tjetrin. Por Fatos Nano tashmë nuk është më konkurrenti juaj. Ai është partneri juaj në dimensionin e shtetarit. Fatos Nano ka 7 vite që është tërhequr nga çdo konkurrim apo përfaqësim i ndonjë sigle partiake. Nuk ka asnjë justifikim që ju të vazhdoni ta përjashtoni atë si kandidaturë të mundshme për tu pranuar apo propozuar nga ju me arsyetimin se ai ka qenë para 7 vitesh konkurrenti juaj. Mendësia perëndimore, europianiste, demokratike kërkon që ju të lejoni, pranoni madje mbështesni shtetarin Fatos Nano të shërbejë si simbol i Unitetit Kombëtar për shkak të historisë së tij si ish konkurrenti juaj, por edhe për shkak të marrëveshjeve që ju keni bërë ndër vite, e shërbimeve që së bashku i keni bërë këtij vendi në këto 22 vite. Do të ishte e udhës që ne të dy së bashku si shtetarë që dimë të pranojmë e bashkëpunojmë me njëri-tjetrin të vazhdojmë ti shërbejmë këtij vendi me gjithë sinergjinë që do ta karakterizonte këtë vendim të madh.
Rama: Çliroje garën. Mbështete Fatos Nanon si kandidatin më të mirë dhe autorizoje e mbështete kandidatin më të mirë që ta kërkojë konsensusin, apo përballet me një garë të lirë e të ndershme.
Meta: I ke të gjitha mundësitë për të pozitivizuar, nëse nuk do të synosh kapitalizimin. Pozitivizimi i Metës dhe LSI në këto momente, është në të mirën e tyre, por edhe të procesit, e si rrjedhojë edhe në të mirën e vendit. Mbështete Fatos Nanon.
A keni ju një listë me deputetë të majtë apo të djathtë, të cilët do të ishin të gatshëm të firmosnin kandidimin tuaj për President?
Unë kam një listë me ide dhe koncepte për t’u ofruar shqiptarëve një President garant të Kushtetutës, e jo një President të garantuar nga Kushtetuta. Lista ime përfshin idetë dhe përkushtimin për të qenë garant i institucioneve të pavarura, negociator, sipërmarrës politik, përfaqësues dhe përbashkues i interesave e nevojave të shqiptarëve kudo që janë, por edhe të interesave e nevojave të partnerëve atlantikë. Unë jam këtu i vetofruar në gatishmëri të të gjithë klasës politike, si edhe të publikut shqiptar. Por kërkohet nga kryetarët e partive që të çlirojnë garën dhe procesin. Për shkak të historisë, traditës dhe kujtesës së keqe që kemi në këto vite, ata më së shumti ia kane dalë mbanë të mos merren vesh. Rrallë kanë ndodhur ujdi, e kur kanë ndodhur kane ndodhur kur Partneret Euroatlantike e kane kërkuar, e megjithatë këto ujdi i kanë sjellë klimë mjaft pozitive vendit. Por kryetarët e kanë të vështirë që të na japin shpresë se do ta gjejnë konsensusin, nëse kjo do të thotë konsensus kryetarësh, partish, me axhenda të ngushta kryetarësh e partish. Demokracia është e bukur, sepse demokracia funksionon jo për shkak të kryetarëve, por për shkak të garës. Lejoni garën. Lejoni kandidatët të cilët e kanë kurajën dhe përgjegjshmërinë që ta udhëheqin ata procesin e negocimit për ta kërkuar konsensusin, ose të përballen në liri e ndershmërisht në garë për të fituar më i miri. Lehtësoni procesin, duke u dhënë krahë kandidatëve. Nuk duhet ta udhëheqin kryetarët procesin drejt konsensusit. Duhet ta udhëheqin kandidatët. Nëse njëri prej kandidatëve ia del mbanë që ta fitojë mirëbesimin tuaj, marrëveshjen tuaj për bashkëvendosje e bashkëvotim, atëherë kjo do të jetë dëshmi e pjekurisë së klasës politike shqiptare. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë le të lihet e lirë gara mes kandidatëve më të mirë. Juve ju takon të merreni vesh për ta lënë të lirë garën, për të garantuar ndershmërinë e garës. Kandidatëve u takon të përballen me garën. Kjo nuk është as garë partish, e as garë kryetarësh. Këtu nuk vihet në lojë as prestigji apo strategjitë partiake, e as ato të kryetarëve. Këtu vihet në diskutim dinjiteti dhe cilësia e kandidatëve garues. Nëse Presidenti do të dalë i zgjedhur nga një garë e lirë dhe e ndershme në Kuvend, atëherë kjo do të jetë dëshmi e pjekurisë së demokracisë shqiptare. E për ta përmbyllur, po ju them se unë gjithmonë e kam edhe një listë me deputetë dalëzotsa.
Z. Nano ju thatë pak ditë më parë se do të merrni përgjegjësitë tuaja dhe do të përfshiheni në politikë nëse nuk do të jeni President. Shumëkush këtë e ka parë si një kërcënim dhe vetëm kaq. Shtypi ka shkruar shumë mbi këtë si kërcënim. A ka diçka serioze aty? Vërtet Z.Nano do të angazhoheni në politikën e përditshme kur për më shumë se shtatë vjet keni qenë larg saj?
Asnjë kërcënim. Në mendësinë dhe kulturën time nuk ekziston koncepti i kërcënimit apo shantazhit si mjet apo mundësi mendimi apo veprimi. Por një grup opiniondeformuesish dhe opinionkeqdrejtuesish, kanë tentuar të interpretojnë negativisht transparencën time në komunikimin tim me publikun. Unë nuk kam thënë në asnjë fjalë, e nuk mund ta gjeni në asnjë aktin tim apo veprimtarinë time këtë mendësi prej shantazhi apo kërcënimi. Unë me natyrshmërinë dhe qetësinë që më karakterizon kam komunikuar në mënyrë transparente me publikun mesazhin se nëse kjo klasë politike nëpërmjet këtij procesi të deformuar do të na japë fryte të deformuara e të këqija, atëherë kjo klasë politike e meriton të konkurrohet. Asnjë shantazh e kërcënim nuk ka ftesa për konkurrim. A nuk janë shtyllat kryesore të demokracisë konkurrenca e lirë, pjesëmarrja e publikut dhe transparenca? E pra ftesa për garë është mendësi perëndimore. Unë nuk i kam frikë garat. Nuk e kuptoj pse gatishmëria ime për të qenë garues dhe konkurrues, interpretohet si shantazh e kërcënim nga ata që u shmangen vazhdimisht garave.
Ju keni thënë se PS po lëngon dhe do të jeni aty për ta shëruar. A keni diagnozë të kësaj lëngate. Çfarë e ka shkaktuar atë, një ide, një projekt menaxhimi, një njeri dhe si do ta shëroni ju?
Sigurisht që unë e njoh mirë Partinë Socialiste dhe e ndjej në lëkurën e zemrën time lëngatën e saj, dekadencën e saj, pamundësinë e saj për të kryer e përmbushur të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë alternative ofruese dhe shpresëndërtuese. PS lëngon, sepse ka rendur drejt pushtetit të së nesërmes, duke mohuar e shpërfillur historinë e së djeshmes, ka sjellë numra, emra dhe fytyra të reja përfaqësuese, por atyre u është kërkuar ti ngjajnë kryetarit, duke i futur në këpucë tejet të ngushta e të këqija për një parti demokratike dhe perëndimore. E reja nuk duhet të ngrihet mbi gërmadhat e së vjetrës. E reja bëhet e shëndetshme dhe fituese nëse, respekton, nderon e vlerëson të shkuarën e traditën. E reja bëhet e shëndetshme dhe fituese nëse bashkëvepron e bashkërendon me vlerat më të mira të së shkuarës për transformime sa më pozitive e sa më të guximshme drejt së nesërmes. PS lëngon, sepse nuk ka më histori, e kësisoj i vështirëson vetvetes mundësitë për të ardhmen. Mund të rendisim këtu një numër tejet të madh simptomash të lëngatës së PS, por gjithsesi duhet theksuar se këto të vërteta të thëna këtu janë qëllimmira e aspak denoncuese. Janë këshillime për shërim. Nëse këshillimi i ish-kryetarit të PS nuk vlen apo keqinterpretohet, atëherë shërimi është i vështirë. Por unë mbetem mirëbesues deri në momentin kur aktet e kryetarit të PS do të më rrëfejnë përfundimisht mosdëshirën, pamundësinë apo paaftësinë e tij për ta shëruar PS e për ta bërë këtë një parti fituese.
Një listë mbështetësish nga inteligjenca kanë nënshkruar një letër ku kërkojnë që ju të jeni kandidat për President. Ju duket pak si e ekzagjeruar që të përfshihen në çështje të tilla intelektualët? A nuk rrezikojmë si edhe herë të tjera një betejë edhe mes tyre. Mund të dalë një grup dhe të kundërshtojë kandidimin tuaj.
Së pari dëshiroj t’ju shpreh falenderimet dhe mirënjohjen time më të thellë të gjithë atyre personaliteteve të çmuara të vendit tonë, mendjendritur dhe kurajozë të cilët e mbështetën publikisht kandidaturën time. Akti i tyre rrit pamasë të gjitha përgjegjësitë e mia karshi tyre dhe shqiptarëve. Akti i tyre është një inkurajim për mua që të vazhdoj përpara në sfidën time të demokratizimit dhe europianizimit të vendit. Kur vendi është në udhëkryq kërkohet zëri dhe ndriçimi i mendjeve të shoqërisë nga më të diturit. Kur mendjet e bukura të kombit janë në veprim, atëherë shpresa është në veprim, e kështu kemi vetëm të mira e një Shqipëri më të drejtë, më të lirë, e më europiane si pikëqëllim dhe destinacion.
Z.Nano, shpesh është konsideruar qëndrimi juaj në momente të rëndësishme politike, si një qëndrim kundër interesave të PS, është fjala për takimin që ju patët me Kryeministrin Berisha në krizën e zgjedhjeve lokale të 2007, apo edhe raste të tjera. Si e shihni ju raportin tuaj me PS? I druheni idesë se kjo do të ketë kosto politike për ju, sa i përket mbështetjes që ju pretendoni se keni në PS, në forumet e saj apo edhe në anëtari?
Kam ditur gjithmonë të përballem me këdo e gjithçka kur dhe ku ka qenë në diskutim e mira e kombit për mbi të mirën e partisë, të mirën publike përmbi të mirën vetjake. Por le ta qërojmë njëherë e mirë këtë argument, duke i dhënë kthjelltësi përfundimtare. Partia Socialiste dhe Fatos Nano janë një histori dhe ndërgjegjësim politik që nuk kanë asnjë përputhshmëri, as me konceptin raport, as me konceptin rrugë e vetme, e aq më pak me konceptin se ish Fatos Nano e ka themeluar Partinë Socialiste. Fatos Nano e ka drejtuar për 15 vjet Partinë Socialiste. Sikundër Partia Socialiste nën Drejtimin e Fatos Nanos ka drejtuar Shqipërinë për 8 vjet. Partia Socialiste nën drejtimin e Fatos Nanos ka ndërtuar infrastrukturë rrugësh për zhvillimin e Shqipërisë, modernizimin dhe perëndimizimin politik, social, kulturor e institucional të vendit, por edhe për zhvillimin e karrierave të panumërta. Kjo infrastrukturë rrugësh ka bërë që shpeshherë të ketë rrugë që kryqëzohen, rrugë paralele, apo rrugë që përputhen në Partinë Socialiste, apo me Partinë Socialiste. Sikurse Partia Socialiste ka nevojë për themeluesin e themeluesit e saj, ashtu edhe është e natyrshme dhe e udhës që themeluesi ta konsiderojë Partinë Socialiste si pikënisjen e tij. Duke qenë se unë besoj se Partia Socialiste është parti me maturinë, përgatitjen dhe mençurinë e duhur demokratike, e di se në asnjë rast kjo parti nuk do të kërkojë që të bëjë pikënisjen dhe pikëmbërritjen, Alfën dhe Omegën. Fatos Nano qoftë në kohën kur e ka Drejtuar Partinë Socialiste, qoftë në periudhën pasi ka dhënë dorëheqjen si Kryetar i Partisë Socialiste, ka vepruar, menduar, folur e punuar për mbarëvajtjen e Partisë Socialiste në funksion të mbarëvajtjes së punëve në Shqipëri. Qëndrimet, veprimet dhe fjalët e Fatos Nanos kaherë janë udhëhequr vetëm nga ky parim: Shqipëria është e para. Partia Socialiste gjithmonë në funksion të Shqipërisë. Në fakt të gjitha partitë politike duhet të jenë në funksion të Shqipërisë dhe interesit kombëtar. Ky është vizioni që kam unë, kjo është fryma që mbart unë, kjo është kultura që dëshiroj e synoj unë të shoh të mbizotërojë në Shqipëri. Unë dhe Sali Berisha kemi qenë protagonistë dhe kundërshtarë të fortë politikë në historinë e këtyre 2 dekadave. Kur vlerësimet vijnë nga kundërshtari politik, gjasat janë që të jenë të sinqerta. Edhe unë në momente të caktuara, sidomos në këto 7 vitet e fundit i kam ofruar vlerësimet e mia për arritjet pozitive në qeverisje ashtu sikundër i kam dhënë edhe mbështetjen time të drejtpërdrejtë për tejkalimin e situatave dhe pragkrizave të rënda politike. Jam i ndërgjegjshëm se nën kulturën mbizotëruese të partizanizmit ekstrem e agresiv dhe nën këndvështrimin e ngushtë të interesave partiake, shumë nga miqtë e kolegët e mi brenda apo pranë Partisë Socialiste, më kanë interpretuar si dëmtues të interesave të Partisë Socialiste në imazh apo edhe elektoralisht. Por me autoritetin e themeluesit dhe kryetarit të Partisë Socialiste për 15 vjet, unë u them të gjithëve se kjo është kultura e gabuar. Bëjmë mirë të mësohemi me përkushtim dhe dashuri ndaj partisë ku militojmë, por njëkohësisht të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm që të mos harrojmë se interesat e Shqipërisë janë më të rëndësishme se interesat e çdo partie. Fatos Nano ka qenë 15 vjet kryetar i Partisë Socialiste dhe 5 herë Kryeministër i Shqipërisë, si i tillë, në respekt e mirënjohje për besimin shumëvjeçar që më kanë dhënë socialistet në veçanti, por edhe të gjithë shqiptarët, unë Fatos Nano kam përgjegjësi publike ndaj socialistëve dhe shqiptarëve për të vepruar si shtetar edhe kur jam edhe kur nuk jam në detyrë. Marrëveshjet e Fatos Nanos me Sali Berishën apo me këdo tjetër nuk mund të kornizohen, etiketohen apo interpretohen në asnjë mënyrë e në asnjë rast si marrëveshje në favor të Sali Berishës kundër Edi Ramës, si marrëveshje në favor të Qeverisë kundër opozitës, apo anasjelltas. Unë i kam të gjitha përgjegjësitë, ndërgjegjësimin, vullnetin dhe kapacitetet personale e politike për të bërë marrëveshje me këdo, vetëm në përfitim të interesave kombëtare, shtetërore dhe qytetare në Shqipëri. Nën këtë kontekst dhe frymë unë jam i hapur dhe i gatshëm që të vazhdoj komunikimin tim politik dhe publik edhe me Sali Berishën, Edi Ramën, Ilir Metën, Vangjel Dulen, Fatmir Mediun, Shpëtim Idrizin dhe Gazmend Oketën për të gjetur mënyrat e bashkërendimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Nëse marrim rastin kur ju humbisni në garën për President dhe i ktheheni siç keni deklaruar PS, besoni se vazhdoni ta keni mbështetjen që keni pasur para 2005, më parë në këtë parti?
Unë jam historia 15 vjeçare e Partisë Socialiste. Por bashkëlidhja në zemër e mendje mes meje dhe Partisë Socialiste dhe të gjithë socialistët është 22 vjeçare, e pandërprerë, e pacënuar.
(GSH/BalkanWeb)