Sezoni turistik, masa te rrepta ne zonat bregdetare Sonila Isaku
Ardhja e stines se nxehte, por edhe nisja e sezonit turistik ka detyruar Ministrine e Shendetesise qe te hartoje nje urdher ku te merren te gjitha masat ne lidhje me sherbimin shendetesor, kushtet higjeno-sanitare te subjekteve, cilesine e ujit te pijshem e te pishinave, si dhe per ndotjen akustike. Urdhri i firmosur nga Kreu i Shendetesise, Petrit Vasili, vetem pak dite me pare ka per qellim mirefunksionimin e sistemit shendetesor ne zonat bregdetare. "Te monitorohet ndotja akustike dhe ne bashkepunim me Inspektoratin e Mjedisit, Policine e Shtetit dhe organet e pushtetit vendor te sigurohet respektimi i normave dhe orareve te percaktuara. Te forcohet survejanca e semundjeve infektive. Te promovohen masat per mbrojtjen e shendetit gjate stines se nxehte etj.", - thuhet ne udhezimin e hartuar nga Ministria e Shendetesise. Sipas ketij te fundit, te gjitha institucionet shendetesore duhet te jene ne gjendje gatishmerie, sidomos ato qe jane prane zonave turistike, ne menyre qe sherbimet e higjienes dhe te epidemiologjise te bashkepunojne me Qendrat Shendetesore dhe Sherbimet e Urgjences per evidentimin dhe kontrollin ne kohe te rasteve dhe shperthimeve te mundshme. Po keshtu, per te gjithe drejtoret e sherbimit shendetesor eshte lene detyra e komunikimit mes tyre rregullisht, si dhe me Autoritetin Kombetar te Ushqimit dhe Sherbimin e Veterinarise per shkembim informacioni dhe masa te perbashketa lidhur me semundjet infektive te transmetuara permes ushqimit dhe mbi zoonozat, thuhet ne urdher. Nje tjeter pike rendesishme eshte konsideruar nga Ministria e Shendetesise edhe ajo e pishinave dhe ujit te pijshem. "Te kontrollohen pishinat bazuar ne nenin 20 te Rregullores "Per kerkesat higjieno-sanitare te pishinave", me qellim verifikimin e perputhshmerise se elementeve te tyre funksionale dhe strukturore me kerkesat higjieno-sanitare te rregullores" thuhet ne urdher. Kjo do te thote qe te gjitha ato subjekte, te cilat kane ne pronesi te tyre pishina te garantojne cilesine e ujit dhe higjienes ne to, ne menyre qe te mos kete probleme te shperthimit te infeksioneve kryesisht ne sy, fenomen ky i verejtur kryesisht tek femijet dhe te rinjte, te cilet frekuentojne edhe keto ambiente. Nga ana tjeter, per te gjithe laboratoret eshte lene detyra e marrjes se analizave te ujit ne cdo pike fundore, ne menyre qe te koordinohet hedhja e sasise se klorit dhe kontrollit te tij ne menyre periodike. Me kete urdher, Ministria e Shendetesise ka angazhuar te gjitha institucionet e varesise, te cilat kane te bejne me shendetin publik, ne menyre qe te mos kete probleme gjate sezonit turistik qe sapo ka filluar.
Specialistet
Kujdes me ushqimet gjate veres
Stina e veres, me temperatura te larta, ka bere qe strukturat shendetesore te publikojne dhe keshillat per te gjithe popullaten, me qellim shmangien e komplikacioneve shendetesore. Edhe pse vitin e kaluar, rastet e intokasioneve ushqimore kane qene me te pakta krahasuar me vite me pare, specialistet paraprijne me keshilla, duke vene theksin tek parandalimi. Specialistet e promocionit te Autoritetit Rajonal Shendetesor thone se rastet e helmimeve ushqimore kane ardhur ne renie, kjo per shkak te sensibilizimit te vete personave, por edhe per shkak te forcimit te kontrolleve ne subjektet tregtare te ushqimeve, restoranteve, fast-foodeve etj., vecanerisht te tregtimit te akulloreve, konsumi i te cilave rritet ne kete stine. Disa nga masat qe mjeket rekomandojne per shmangien e problemeve nga helmimet prej ushqimeve jane konsumimi i ujit te sigurt, larja e vazhdueshme e duarve, ruajtja e ushqimeve ne frigorifer apo ne vende te fresketa, konsumim i fresket i ushqimeve, sidomos atyre me permbajtje bulmetrash, vezesh, mishi qumeshti, vezet, akulloret, majoneza, mishi i pules, peshku i fresket etj.
Vera e nxehte
Kujdes me perdorimin e alkoolit jashte normave
Strukturat shendetesore ne vend, me ardhjen e stines se veres me temperatura te larta, keshillojne qytetaret te tregojne kujdes me perdorimin e alkoolit jashte normave te lejuara, me konsumimin e ushqimeve, si dhe me ekspozimin ndaj diellit. Sa i takon perdorimit te alkoolit jashte normave te lejuara, gjate periudhes se veres vihet re rritje e numrit te aksidenteve nen efektin e alkoolit. Studimet e Organizates Boterore te Shendetesise tregojne se mosperdorimi i alkoolit ben te mundur uljen me 20% te mundesive per t'u aksidentuar, ndaj dhe duhet treguar kujdes lidhur me konsumimin e alkoolit gjate sezonit veror jo vetem ne parandalimin e aksidenteve rrugore, por edhe problemeve dhe aksidenteve qe mund te ndodhin vecanerisht ne bregdet (mbytje etj.).
Si rezultat i monitorimit te gjendjes shendetesore te popullates dhe faktoreve qe kane ndikim ne shendet jane vene re nje sere rreziqesh, ndaj te cilave duhet te tregojme kujdes ne menyre qe te mos krijojme shqetesime ne shendetin tone. Alkooli, nderkohe, paraqet rrezikshmeri per rritjen e numrit te aksidenteve.