E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri pret 6 alpinistet qe u ngjiten ne majen e Everestit

Kryeministri Berisha priti në një takim, ekipin prej 6 alpinistësh shqiptarë, të cilët u ngjitën në majën më të lartë të botës, Everest. Ekspedita Everest 2012, iniciativë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, u ndërmor dhe u realizua me sukses të plotë, në kushtet më ekstreme të motit dhe të lartësisë, ku alpinistët u ngjitën 8 mijë e 840 metra, mbi nivelin e detit dhe vendosën flamurin shqiptar, përkrah flamujve të vetëm 30 vendeve nga e gjithë bota.

“U ngjitët në majën më të lartë të botës në 100 vjetorin e pavarësisë, një zotim që e morët dhe e përmbushët me dinjitet, duke vendosur flamurin shqiptar në majën e Olimpit të botës, në këtë vit jubilar”- thksoi kryeministri

Kryeministri përgëzoi në mënyrë të veçantë djaloshin 18 vjeçar Mateo Begeja, më të riun e grupit, i cili përfaqësoi në mënyrë dinjitoze të rinjt shqiptarë që adhurojnë sportin dhe sfidat. Kjo ekspeditë u vlerësua si një shembull shumë i mirë për nxitjen e alpinizmit dhe sporteve malore në vend ashtu si edhe të turizmit malor ku Shqipëria ofron potenciale të jashtëzakonshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›