E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëhiqet kreu i PD-së në Batërr të Burrelit

Jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD së fshatit Batërr, Xhemal Zenuni. Zenuni e justifikon këtë me korrupsionin sipas tij që ka përfshirë komunën Komsi, e cila nga të gjitha fondet e marra nuk ka vënë në zbatim asnjërën për komunitetin. 

BURREL- Kryetari i Partisë Demokratike i fshatit Batërr në Burrel, Xhemal Zenuni, njëkohësisht edhe kryetari i këtij fshati në komunën Komsi, ka deklaruar se jep dorëheqjen nga të dy postet e tij me pretendimin se ka korrupsion në rradhët e partisë ku ai aderon që nga viti 1991. Sipas Zenunit, jepen tendera, por nuk është investuar në asnjë vepër konkrete në këta 4 vjet

“Është i vetmi fshat pa rrugë makine, nuk është bërë asnjë lloj investimi, nuk ka as linja të ujit të pijshëm. Unë kam kontaktuar me kryetarin e komunës disa herë, por nuk mund të bëhet asgjë me këta njerëz, pasi në komunën e Komsisë ka korrupsion. Ka hyrë në vitin e tretë mandatimi i kryetarit të komunës dhe nuk është bërë asnjë investim, fonde ka pasur”- shprehet Zenuni në fjalën e tij.

Zenuni ka kërkuar që në komunën e Komsisë të vijnë organe të specializuara të hetimit sa më parë, pasi sipas tij asnjë nga fondet për investim në infrastrukturë apo ujësjellësa nuk ka shkuar për qëllimin e caktuar.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›