E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykimi i djemve të Mubarak shtyhet për me 8 shtator

Një gjykatë egjiptiane shtyu seancat dëgjimore në një rast kundër bijve të Hosni Mubarakut deri me 8 shtator.

Shtatë persona të tjerë thuhet se përballen gjithashtu me akuzat për asistimin e Ala dhe Gamal Mubarakut në manipulimin e stoqeve të bankave lokale për të bërë përfitime joligjore.

Djemtë e Mubarakut u dënuan në muajin e kaluar për akuza të tjera-gjithashtu të ndërlidhura me korrupsionin.

Mubarak, 84 vjeçar, po vuan dënimin me burg të përjetshëm pasi një gjykatë e shpalli fajtor rreth bashkëpunimit në vrasjen e protestuesve gjatë revoltave që çuan në dëbimin e tij nga pushteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›