Dorëhiqet zyrtari i qeverisë Monti për korrupsion
ROMË- Një zyrtar i lartë i sapozgjedhur në qeverinë e Mario Montit në Itali ka dhënë dorëheqjen pas nisjes së një hetimi ndaj tij për korrupsion.
61 vjecari Carlo Malinconico, nënsekretar i shtetit në qeverinë italjane dha dorëheqjen pasi u akuzua se ka patur lidhje me një biznesmen. Prokuroria ka zbuluar se Malinconicos i janë paguar faturat e qëndrimit në një hotel me pesë yje në Toskanë, në vitet 2007-08 nga një biznesmen, i cili është vënë nën hetim për fitimin e disa kontrata të dyshimta ndërtimi, për rindërtimin e L’Akuilës, qytetin të shkatërruar nga tërmeti në 2008-n.
Malinconico u shpreh se jepte dorëheqjen për t’i lënë rrugë të lirë hetimeve, por mohoi të ketë kryer ndonjë shkelje dhe këmbëngul se e ka marrë vesh identitetin e njeriut që ka paguar për të në hotelin me pesë yje vetëm prej faqeve të gazetave.
(el.me/new24/BalkanWeb)