SHBA, Romney fiton zgjedhjet paraprake republikane në Nju Hempshajër
MANÇESTER- Mitt Romney fitoi dje zgjedhjet paraprake republikane të organizuara në Nju Hempshajër, në verilindje në kuadrin e zgjedhjeve presidenciale amerikane, duke lënë pas përfaqësuesin e Teksasit Ron Paul, njoftojnë disa media pas mbylljes së qendrave të votimit.
Ish-guvernatori i Masaçusets, në verilindje fitoi 36 për qind të votave ndaj Ron Paul i cili mori 25 për qind të votave dhe Jon Hunstman me 18 për qind, bëri të ditur CNN.
Pas fitores së ngushtë përpara një jave në Ajova (Iowa), në qendër, i moderuari Mitt Romney përforcoi kështu vendin e tij si kandidat i favorshëm në garën për zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit të ardhshëm.
Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich doli me rezultat të ngushtë në vendin e katërt me konservatorin e krishterë Rick Santorum duke marrë përkatësisht 11 dhe 10 për qind të votave.
(d.b/BalkanWeb)