Dorela Maliqi bashkohet me LSI-në
Kryetarja e Forumit të Gruas së PS në Shkodër Dorela Maliqi zyrtarizoi lëvizjen e saj me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Gjatë fjalës së saj për mediat ajo deklaroi se, “Dënojmë me forcë politikën e Edi Ramës. Dhuna aktuale, kriminale, nuk janë filozofia e PS-së. Rama ka braktisur socialistët e vërtetë”.
Sipas saj, lideri aktual e ka kthyer Partinë Socialiste në një vatër kriminale dhe se nuk dëgjohet fjala e socialistëve të vërtetë, atyre që themeluan realisht këtë parti.