Kimi Raikonen: Këtë vit do të jem sërish kampion
Përshtypjet e para të Ferrarit të tij të ri, rregullorja e re, dëshira për të rifilluar, zërat për ndryshimin e mënyrës së tij të jetesës, zgjedhja e Obamës, shqetësimet e së ëmës kur është në pistë, muzika e "Guns N‘Roses". Kur duhet edhe një muaj nga fillimi i kampionatit (29 mars në Australi), Kimi Raikonen rrëfehet.
Në testet e zhvilluara në Bahrein, drejtove një Ferrari F60 me goma të buta. Si t‘u duk?
Shumë mirë. Ishte një fillim i mbarë dhe gjithçka funksionoi. Për sa u përket gomave slick, në fund nuk vura re shumë ndryshime, kur për Krishtlindje i provuam te makina e vjetër.
Ferrari i ri u përshtatet më mirë karakteristikave tuaja?
Është shumë shpejt për ta thënë këtë, megjithatë mund të them se kemi një "raport" të mirë.
Disa pilotë kanë thënë se makina është e pamundur të kontrollohet në kohë me shi?
Kur e provova në Muxhelo ishte shumë ftohtë dhe terreni ishte i rrëshqitshëm. Do të jetë më e lehtë me temperatura më të larta.
Me rregullat e reja, mendoni se garat do të jenë më emocionuese?
Do të jetë gjithmonë e më e vështirë ta superosh, por shpresoj të ketë ndonjë përmirësim, sepse në fund të fundit kjo është arsyeja se përse ndryshuan. Ndoshta duke qenë gjithçka më e vështirë, rritet interesi, si për pilotët ashtu edhe për publikun.
Piloti do të ketë më shumë rëndësi?
Nuk është e thënë.
Le të flasim pak për Kers (sistemi i rikuperimit të energjisë). Mendoni se do ta bëjë vërtet ndryshimin?
Të ndihmon shumë në kohën e xhiros, por ndikimi i tij varet nga cirkuitet. Nëse funksionon është mirë që ta kesh në makinë. Për ne, deri tani ka funksionuar mjaft mirë.
Gjithë këto "butona" e bëjnë F1 të ngjashëm me një videogame?
Jo. Të jesh i zoti në videolojëra nuk të hyn fare në punë te F1.
Çfarë nuk shkoi mirë vitin e kaluar? A ka diçka që nuk do ta bënit sërish?
Gjithmonë mësojmë nga gabimet, por nuk jam i interesuar të kthehem pas për të kuptuar vitin e kaluar. Nuk mund t‘i ndryshojmë gjërat dhe kjo nuk na ndihmon të ecim më mirë tani. Jam i lumtur të flas për gjërat që mund të bëjmë këtë vit.
Ndonjë hakmarrje?
Jo, dua vetëm të jap maksimumin. Të gjithë e dinë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë dhe objektivi ynë është të fitojmë kampionatin. Pastaj ka edhe shumë gjëra të tjera që na duhen për të ecur mirë dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për fatin. Megjithatë nuk po mendoj për to tani. Dua vetëm të bëj prova të mira dhe të dal mirë në garat e para.
Në Finlandë kanë shkruar se ke vendosur të heqësh dorë nga alkooli?
Është jeta ime private, nuk mendoj se duhet të flas për këtë.
Pret surpriza këtë vit, apo mendon se lufta në fund do të zhvillohet gjithmonë mes teje, Masës dhe Hemiltonit?
Nuk kam asnjë ide se si po punojnë skuderitë e tjera. Deri tani kohët e xhiros kanë qenë shumë afër njëra-tjetrës, por gjatë provave përdoren goma të ndryshme, provohen gjëra për të cilat vendoset më pas nëse janë të rrezikshme, apo jo. As nuk jam i interesuar, as shqetësohem për të tjerët. Mendoj vetëm për veten.
Në 2010-ën ju mbaron kontrata, por ju keni thënë se Ferrari ka shumë mundësi të jetë skuadra juaj e fundit. Do të thotë se do të largoheni nga Formula 1?
Të shohim nëse pas dy vjetësh do të jem akoma duke u argëtuar dhe nëse do të kem dëshirë të bëj gjëra të tjera. Është e sigurt se Ferrari do të jetë skuadra ime e fundit, por kjo nuk do të thotë se në 2010-ën do të largohem.
Çfarë do të bëni më vonë? Relli?
Nuk kam planifikuar asgjë. Në garat relli argëtohem pa masë. Mora pjesë në një të tillë të shtunën në Finlandë. Është diçka që më tërheq, por për momentin e përdor për të kaluar kohën kur nuk kam ç‘të bëj tjetër.
Çfarë mendon për polemikat mbi superlicencën? Pilotët ankohen për rritjen e çmimit, ndërsa Mosli thotë se ai që nuk paguan, nuk mund ta drejtojë një makinë?
Pak a shumë të gjithë janë të kënaqur të paguajnë licencën, mjafton që çmimi të jetë i arsyeshëm. Nuk e kuptoj se përse është kaq e kushtueshme në krahasim me kategoritë e tjera. Duhet të jetë e njëjtë për të gjithë dhe me çmim të arsyeshëm. Ky është problemi i vetëm, sepse askush nuk kërkon të bëjë fjalë me askënd.
Ke thënë se herët a vonë do të doje të kishe një fëmijë. Në çfarë bote do të doje që ai të jetonte?
Eh, në këtë moment kjo e jona nuk është më e mira, por unë jam një njeri me fat, sepse jam në gjendje t‘i ofroj një jetë të mirë fëmijës tim.
Cili është urimi yt për të?
Të ketë shëndet. Pastaj do të vendosë vetë për jetën e tij, nuk e detyroj të bëjë asgjë. Do ta vendosë vetë nëse dëshiron të bëhet pilot, apo ndonjë gjë tjetër.
Nëse do të ishe qytetar amerikan, do të kishe votuar për Obamën?
Po. Nuk e ndjek shumë politikën, por më duket një njeri shumë inteligjent.
Axl Roses, lideri i grupit "Guns N‘Roses", ju ka përmendur në falënderimet e albumit të tij të fundit "Chinese Democracy". Përse?
Nuk e di, më mirë pyesni atë vetë. Megjithatë, njihemi mirë, sepse jemi takuar shumë herë. Jemi njohur disa vite më parë në një garë timen, pastaj ai erdhi në Finlandë dhe u ritakuam.
Mendon se ke një "shpirt" rok?
Do të thosha jo, megjithatë më pëlqen kjo lloj muzike.
Cili është qyteti i preferuar?
Espoo.
Ngjyra?
E zeza, e kuqja dhe e bardha.
Ushqimi dhe pijet?
Spageti dhe peshku, ndërsa për sa u përket pijeve nuk kam ndonjë të preferuar.
Kafshët e preferuara?
Qentë. Kam tre të tillë.
Prindërit dhe bashkëshortja juaj kanë frikë kur garoni?
Mamaja ime po dhe me siguri që shqetësohet më shumë nga të gjithë.
Je pro femrave në F1?
Nëse janë të zonjat aq sa duhet, janë të mirëpritura.
Çfarë mendoni për një GP në Romë?
Meqë jemi një skuderi italiane, do të ishte bukur. Kam qenë vetëm një herë në Romë para Krishtlindjeve dhe mund të them se është një qytet i mrekullueshëm. Më pëlqen të rikthehem.
Pas dy vitesh te Ferrari e keni kuptuar pak Italinë?
Punohet në mënyrë të ndryshme nga një skuderi angleze, apo zvicerane. Është çështje kulturore. Italianët më pëlqejnë, janë njerëz të bukur dhe tolerantë.