E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Sali Berisha takon kryetarin e ri te Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja

06-10-2010 / Gazeta 55

Kreu i ri i Gjykates Kushtetuese premton nje marredhenie te re bashkepunimi me institucionet e tjera te shtetit

Kryeministri Sali Berisha priti dje ne nje takim kryetarin e ri te Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja. Kryeministri e uroi kryetarin e Gjykates per detyren e rendesishme dhe shprehu bindjen se Gjykata Kushtetuese do te luaje rolin e saj qendror ne nje sistem demokratik. Kryeministri Berisha theksoi rendesine e konsolidimit te pavaresise depolitizimit dhe profesionalizmit te sistemit te drejtesise si garant i te drejtave themelore. Berisha e garantoi zotin Dedja per mbeshtetjen e plote te qeverise per Gjykaten Kushtetuese ne respekt te kuadrit kushtetues dhe institucional.
Dedja e falenderoi kryeministrin Berisha per mbeshtetjen institucionale dhe shprehu bindjen se Gjykata Kushtetuese do te luaje me paanshmeri rolin e saj si garant i Kushtetutes i lirive dhe te drejtave te individeve dhe sistemit demokratik si dhe ndau te njejtat konsiderata ne lidhje me rendesine e konsolidimit te metejshem te pavaresise dhe profesionalizmit te sistemit te drejtesise ne teresi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›