Dorezohet Irlanda Kemi nevoje per ndihmen e nderkombetareve
Irlanda do te beje kerkese formale per ndihme nga institucionet nderkombetare per te dale nga kriza e madhe financiare - deklaroi ministri vendas i Financave. Brian Lenihan tha te dielen se do ti rekomandonte qeverise se vendit te tij qe ta pranonte nje pakete ndihme nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Nderkombetar. Ai nuk percaktoi me saktesi se sa do te ishte vlera e huase qe do te kerkohej por beri me dije per radion lsquoRTE se behej fjale per miliona euro. Ndihma ka shume gjasa te mos refuzohet pasi si Bashkimi Europian ashtu edhe Fondi Monetar Nderkombetar e kane treguar se jane te gatshem per te ndihmuar kete vend ne rast se do te kerkonte ndihme. Nderkohe qeveria eshte duke finalizuar nje plan katervjecar per te shkurtuar deficitin e larte buxhetor te vendit. Detajet rreth ndihmes do te vendosen ne mbledhje e kabinetit qe do te zhvillohet sot dhe pasi ky buxhet te aprovohet do te hapet drita jeshile per te marre ndihmen nderkombetare. Pas negociatave katerditore me vendet europiane Lenihan i tha televizionit publik irlandez lsquoRTE ne nje mbledhje te kabinetit qeveritar te dielen ai ndihma nderkombetare ishte rruga me e mire. Nuk kam dyshim se plani do te jete bindes - tha ministri i Financave. Vendi ka qene nen presionin e vazhdueshem te fqinjeve europiane per te aplikuar per fonde nderkombetare pasi kjo do te ndihmonte ne qetesimin e anetareve te Eurozones qe vuajne te njejtin problem si Irlanda ata te deficitit te larte buxhetor. Nga ana tjeter qeveria irlandeze ne fillim te javes se kaluar mohoi kategorikisht zerat se kishin filluar negociatat per nje pakete shpetimi. Si minister pergjegjes besoj se eshte e rendesishme qe ky shtet te vazhdoje ta financoje veten ne nje menyre te qendrueshme per te ruajtur stabilitetin ekonomik qe te mos kete rreziqe per huamarrjen qe i duhet shtetit per interesat e tij. Per te gjitha keto arsye une do ti rekomandoj qeverise qe te aplikojme per nje program ndihme nderkombetare dhe te nisim negociatat zyrtare - tha ministri. Irlanda shpenzon rreth 19 miliarde euro me shume se sa merr nga taksat dhe burimet e tjera te te ardhurave por kriza qe ka prekur edhe bankat ne vend ka nevoje urgjente per nje ndihme per te shpetuar. Sipas asaj qe raporton Sunday Times mendohet se paketa e shpetimit do te jete afersisht 120 miliarde euro. Kjo shifer eshte pak a shume e ngjashme me ate qe iu akordua Greqise prej 110 miliarde eurosh qe ishte ne prag falimentimi per nje periudhe trevjecare. Megjithate sipas ministrit Lehinan shuma e kerkuar nuk do te jete me tri shifra. Ai shtoi se shume e parave do te jete nje fond qe do te qendroje pas sistemit bankar dhe se huaja do te behet me interesa me te uleta se ato qe jane aktualisht ne tregun e parave. Po ashtu ministri pohoi se nuk do te jete kusht per ndihmen nderkombetare rritja e takses se korporatave qe eshte e barabarte me 12.5 shume here me e ulet se mesatarja e Bashkimit Europian. Autoritetet irlandeze argumentojne se niveli i saj aktual 12.5 per qind eshte me rendesi kyce per terheqjen e investimeve te huaja. Dick Roche ministri irlandez per Ceshtje Europiane deklaroi se kjo eshte ceshtje e panegociueshme. Me eshte dashur ta them dhe do tua perseris per nje kohe te gjate kolegeve miqve zyrtareve europiane se kjo eshte nje ceshtje me rendesi thelbesore per kete vend dhe ata duhet te shohin gjetke. Firmat e medha qe kane ngritur selite e tyre ketu duke u bazuar tek kjo takse e ulet do te nisnin te largoheshin - perfundoi Roche. Ai shton se kompanite si lsquoGoogle lsquoFacebook lsquoIntel dhe kompanite e medha farmaceutike sigurojne fitime substanciale ne Irlande dhe paguajne vetem 12. 5 per qind te taksave mbi fitimet duke mundesuar rikthimin e fitimeve substanciale ne bazat e tyre ne SHBA Zvicer e Gjermani. Mosrritja e kesaj takse eshte nje ceshtje ku te gjithe irlandezet bien dakord.