E Diel, 1 Nëntor 2026

Fan Noli braktiset ne fonderi

Busti i Nolit thuajse ka mbaruar. Nuk ka asnje informacion se kur do te udhetoje per tu vendosur ne Ibrik Tepe. Ministria e Kultures shkel hapur kontraten me skulptorin Andrea Demce duke i dhene vetem gjysmen e shumes qe i takonte per cilesine artistike

Busti i Fan Nolit dergjet ne sallen e madhe te Qendres se Realizimit te Arteve. Duhen vetem disa nderhyrje te vogla dhe vepra e realizuar nga skulptori Andrea Demce eshte gati te shkoje ne destinacion. Sipas konkursit te shpallur nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve permes Galerise Kombetare te Arteve me 2 shkurt te ketij viti busti duhet te vendoset ne Ibrik Tepe ne vendlindjen e Nolit. Pas shpalljes fitues artisti ka nenshkruar nje kontrate paraprake me GKA-ne sipas te gjitha kritereve te vendosura kontrate e shkelur hapur pas realizimit te vepres. Me urdher te Ministrise se Kultures permes Qendres se Realizimit te Veprave te Artit artistit i jane kaluar per vleresim artistik 410 mije leke te reja. Kjo do te thote me pak se shuma e derdhjes ne bronz prej 640 mije lekesh te reja. Skulptori Andrea Demce shprehet se nuk eshte i qarte per gjithe kete qe ka ndodhur. I eshte thene se pjesa tjeter e fondit do te shkoje per ndertimin e bazamentit dhe per udhetimet ne Ibrik Tepe. Ne shpalljen e konkursit qe vete Galeria Kombetare e Arteve ka vene ne dispozicion per mediat me 9 shkurt te 2010-s thuhet qarte se Per realizimin e bustit ne permasat e percaktuara artisti fitues lidh kontrate me MTKRS-ne. MTKRS-ja ka vendosur ne dispozicion per realizimin e bustit shumen prej 1.590.000 lekesh te reja. Ne shumen e lartpermendur perfshihen shpenzimet e derdhjes ne bronz nga QRVA-ja ne Tirane ne shifren e 640.000 lekeve te reja 100.000 leke per shpenzimet e vleresimit te jurise 850.000 leke per vleresimin artistik te cmimit fitues per bocetin. Ne kete shume qe i jepet artistit perfshihen shpenzimet e ndertimit te armatures shpenzimet e derdhjes se vepres ne allci shpenzimet e transportit te vepres nga studioja e artistit ne mjediset e derdhjes ne bronz ne QRVA bileta e udhetimit Shqiperi-Turqi Turqi-Shqiperi dhe akomodimi prej tri ditesh i artistit ne Ibrik Tepe te Turqise si dhe pergatitja e dosjeve me materialet perkatese te shpalljes se konkursit. Ndonese pretendohet se shuma prej 450 mije lekesh te reja qe eshte hequr nga vleresimi i artistit do te shkoje per ndertimin e bazamentit ne shpalljen e konkursit eshte percaktuar qarte qe shpenzimet e ndertimit te bazamentit i merr persiper pala turke ashtu si dhe ato te montimit te vepres mbi bazament nderkohe qe shpenzimet e transportit te bustit te Fan Nolit ne bronz nga QRVA ne Ibrik Tepe te Turqise i merr persiper Instituti i Diaspores prane Ministrise se Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise. Ne Ministrine e Kultures te thone se procedurat jane kryer nga Qendra e Realizimit te Veprave te Artit. I pyetur per kete rast drejtori i qendres Robert Kostandini shprehet se ata vetem kane zbatuar urdhrin e dhene nga ministri i TKRS-se Fredinand Xhaferaj. Ky urdher nr. 370 i dates 12.07.2010 thote qe pagesa e vleres artistike te vepreste behet nga Qendra e Realizimit te Veprave te Artit ne shumen e 410 mije lekeve te reja. Po sipas ketij urdhri per realizimin ne bronz dhe realizimin e bazamentit do te perdoret nje fond prej 1 milione e 900 mije lekesh te reja perkatesisht 640 mije per derdhjen ne bronz dhe 450 mije leke per ndertimin e bazamentit. Pagesen per ndertimin e bazamentit une e kam kthyer mbrapsht pasi nuk premton koha per ndertimin e tij shprehet Kostandini. Me aq sa kuptohet per nje mosmarreveshje qe mund te kete mes MTKRS dhe pales turke kjo e fundit ka refuzuar realizimin e bazamentit ne sheshin Republika ne Ibrik Tepe. Shuma e nevojshme per realizimin e bazamentit eshte mbajtur nga shuma qe i takonte skulptorit Andrea Demce si fitues i ketij konkursi duke shkelur hapur kontraten e paracaktuar me pare per realizimin e ketij busti. Nderkohe nuk behet e ditur koha se kur do te mundet qe ky bust te udhetoje per ne destinacion dhe as nese do te mund te shkoje ndonjehere. Gjate realizimit vepra eshte ndjekur nga nje komision i miratuar nga Ministria e Kultures i perbere nga drejtori i GKA-se Rubens Shima kritikja e artit Suzana Varvarica Kuka dhe piktori Gazmend Leka.

Mashtrimi me artistin

Ne shpalljen e konkursit nga Galeria Kombetare e Arteve per bustin e Fan Nolit thuhet qarte se vleresimi artistik i cmimit fitues eshte 850.000 leke te reja. Ne baze te ketyre kritereve artistet vendosin nese duan te marrin pjese ose jo ne konkurs. E kunderta ka ndodhur pas realizimit te vepres. Skulptori Andrea Demce ka marre vetem 410 mije leke per cilesine artistike nje pune e vleresuar me pak se derdhja ne bronz

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›