Dorëzohet autori, plagosi në disko shtetasin
26/06/2009 Pas 13 muajsh kërkime
DURRES- Është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit autori i akuzuar për plagosjen me armë zjarri të një shtetasi gjatë argëtimit në një disko. G. B. 32 vjeç, i lindur në Durrës dhe banues në fshatin Qerret të komunës Katund i Ri është dorëzuar tek uniformat blu 13 muaj pasi është shpallur në kërkim. Babai i katër fëmijëve akuzohet se në diskon “Kolombo” në plazhin e Durrësit ka përdorë armë duke plagosur për motive të dobëta shtetasin Besnik R.. Tentativa e vrasjes së Rucit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 21 maj 2008 dhe që nga ajo kohë policia e ka shpallur person në kërkim. Prokuroria e Durrësit ka kërkuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës të datës 14 tetor 2008, pasi shtetasi G. B. është vendosur të gjykohet në kushtet e arrestit në burg. Ndaj 32-vjeçarit nga Qerreti është hapur procesi penal me numë 673 dhe pas një viti nga koha e ngjarjes shtetasi ka vendosur të paraqitet vet para efektivave të policisë së shtetit për të kaluar më pas në dhomat e izolimit.