Dorina largohet nga shtëpia e "Big Brother"
Dorina ka lënë dje aventurën e saj brenda shtëpisë së "Big Brother". Pas tri javësh brenda shtëpisë më të madhe në vend, vajza nga Korça ka dalë duke mos realizuar ëndrrën për të qenë në finale. "Nuk e prisja, por e mendoja", u shpreh ajo pas daljes nga shtëpia. Personazhi që do t‘i mungojë më shumë është Arbri. Dorina është shprehur se në këto tri javë ajo ka mundur ta përfaqësojë siç duhet vajzën korçare me profilin e saj. Përveç disa kontradiktave të ditëve të para brenda shtëpisë, Dorina ka qenë një personazh që përfshihej në debate dhe i pëlqenin diskutimet. "Tefta", ashtu siç e thërrisnin banorët, pati dhe çaste të bukura brenda shtëpisë së "Big Brother" që do të mbeten të paharrueshme për të. Dorina është studente në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Spektakli
Të ftuar në studio kanë qenë opinionisti Armand Peza, gazetarja Zefina Hasani dhe dietologia Blerina Bombaj. Në studio kanë qenë edhe të eliminuarit nga "Big Brother", mes të cilëve edhe dy të larguarat e fundit nga shtëpia, Romina dhe Besarta. Të dyja vajzat kanë treguar javën e parë jashtë shtëpisë, që sigurisht kishte qenë e mbushur me shumë emocione dhe të papritura.
Pas një klipi që ka treguar javën brenda shtëpisë së "Big Brother", Arbana i ka ftuar banorët në provën e javës.
Të shtatë banorët së bashku duhet të binin nga pesha gjatë katër ditëve 7 kg. Për t‘i ndihmuar ata që t‘i humbnin këto kg, "Vëllai i Madh" u solli brenda gjatë javës ushqime dietike, si dhe i ndihmoi me ushtrime aerobike, duke i dërguar një instruktor. Por me të gjithë impenjimin e banorëve gjatë javës në provë, performaca e tyre në spektakël është quajtur nga "Vëllai i Madh" si e gabuar, duke e quajtur dhe provën të pakaluar.
Olsi, përveç surprizës që banorët i bënë në ditën e lindjes me tingujt e Lenny Kravitz, ka marrë edhe urimet nga të pranishmit në studio. Por urimet nuk kanë mbaruar këtu. Gazetari Eno Popi kishte shkuar në shtëpinë e Olsit, ku e ëma dhe e motra Ina treguan se sa shumë u mungonte ai dhe se si e shihnin atë brenda shtëpisë së "Big Brother". E pyetur mbi lidhjen e Olsit dhe Najadës, motra e tij, Ina, u shpreh se "në fillim më është dukur pak si lojë, por tashmë po shoh se mes tyre ka një lloj ndjenje. Përshtaten mirë me njëri-tjetrin". Olsin e kanë uruar edhe shokët, me të cilët ai ndante orët e lira para se të hynte. Më pas Olsin e ka uruar në video për ditëlindjen e gjithë familja. I pyetur nga Arbana mbi këtë video, ai u shpreh se ndjehej vërtet mirë që kishte dëgjuar diçka nga babai dhe daja. Protagonist i një surprize vërtet të bukur gjatë spektaklit ka qenë dhe Astriti. Mbrëmja e djeshme ka qenë më emocionuesja për Astritin, ku pas surprizës së "Vëllait të Madh" nuk gjente fjalët për t‘u shpjeguar banorëve se çfarë i kishte ndodhur.
Në oborr, ai gjen mbi tavolinë një trëndafil, të cilin do t‘ia dhuronte dikujt që e priste jashtë. E veshur me një fustan të kuq të gjatë, më e bukur se asnjëherë, Astritin e priste e shoqja në oborr.
Sipas "Vëllait të Madh" ata nuk duhet të flisnin me njëri-tjetrin, por vetëm duhet të vallëzonin.
Të përqafuar, ata kanë qëndruar më shumë se një minutë duke u puthur me shumë emocione. Pas më shumë se dy muajsh brenda shtëpisë, kjo surprizë ka qenë tepër e ndjerë për Astritin. Atij i dukej gati e pabesueshme që në oborr kishte mundur të puthte të shoqen, duke u treguar banorëve se sa shumë kishte ndryshuar ajo, dhe gati nga larg nuk e kishte njohur.
Ish-banori i "Big Brother", Shkëlqimi, e ka vlerësuar këtë surprizë që "Vëllai i Madh" i bëri Astritit. Sipas Çimit, kishte ardhur koha kur Astritit i duhej një çast i tillë.
Firma e kozmetikës "Avon" kishte rezervuar për banorët disa dhurata. Në studio është komentuar edhe konflikti midis Astritit dhe Arbrit, apo për interesin që Jonida ka shfaqur gjatë kësaj jave ndaj Arbrit.
Por Arbri ka një të dashur jashtë shtëpisë së "Big Brother", Madalenën, për të cilën është folur gjatë spektaklin e mbrëmshëm.
Mbrëmja është mbyllur me një darkë të madhe kalorike në oborr nga "Pita-Pita".