Inati i Mishel Obamës: Do të doja t‘i nxirja sytë Bill Klintonit (bëra shaka)
Mishel e frymëzon dhe e inkurajon të shoqin para çdo fjalimi, i jep dinamikën e duhur dhe vrullin për të vënë në lëvizje mekanizmin karizmatik dhe oratorinë, për të cilat Obama shquhet mbi kandidatët e tjerë. Thuhet se të dy bashkë kalojnë shumë kohë me përgatitjen e fjalimeve dhe të mënyrës së mbajtjes së tyre, duke u marrë me çdo fjalë e koncept veçanërisht dhe duke i vënë vëmendjen dhe theksin e duhur gjërave më të rëndësishme.
Mishel është pika e fortë e Obamës, jo vetëm Obamës njeri, por edhe sipërmarrjes së madhe presidenciale, me shanse shumë të qarta fitoreje. Sipas njerëzve që e njohin nga afër, ajo punon sikur të ishte një "gladiatore". Është e gjatë, e bëshme dhe nuk ngurron ta vërë në pah këtë epërsi fizike ndaj të tjerëve. E diplomuar në Universitetin Princton, më pas ka vazhduar me Harvardin për të nisur një karrierë shumë të suksesshme si juriste dhe drejtuese. Si edhe i shoqi, vjen nga një shtresë e ulët. Fëmijërinë e kaloi lagjeve të varfra të Çikagos dhe për të arritur aty ku është sot, e ku mund të jetë nesër, pra në pozicionin e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, i është dashur të bëjë kapërcime gjigante racore, klasash, gjinish. Obama ka një temperament të qetë dhe gjëja që i pëlqen më shumë të bëjë është të flasë për bashkëshortin dhe të bijat. Në fushatën zgjedhore, Obamat si çift përbënin një risi të jashtëzakonshme, pasi Mishel nuk i ka parametrat tipike të Zonjës së Parë, pra: e bardhë dhe shtëpiake. Veç të tjerash, ajo është shumë e drejtpërdrejtë, nuk e njeh hipokrizinë, ose në rastin më të mirë e përdor atë sa më pak të jetë e mundur. Kjo e ka bërë shumë popullore te njerëzit, por edhe te media, ndryshe nga profili që ka pasur gjatë gjithë kohës Laura Bush, bashkëshortja e Presidentit aktual. Madje, ajo është aq e drejtpërdrejtë, saqë ka raste kur shfaq një sinqeritet për të cilin më vonë mund të jetë penduar. I tillë është rasti i cilësimit të politikës së Obamës për Irakun nga ana e Bill Klintonit, si një "përrallë me mbret". Kur e pyetën Mishelën fillimisht se çfarë ndjeu ajo në momentin e parë, tha se thjesht nuk i kishte ardhur mirë, por më pas u shpreh se po ta kishte pasur Klintonin përballë në atë moment, do të kishte dashur t‘ia nxirrte sytë. Për këtë deklaratë, që nuk vonoi të bëhej publike, Obamës iu bënë shumë vërejtje, por gjithçka kaloi me një kërkesë për falje dhe humor. Një nga fiksimet e Mishelës është që Obama të jetë, veç të tjerash, edhe një baba shumë i mirë. Sipas disa personave që kanë punuar më parë në shtëpinë e çiftit, ajo e urdhëronte të shoqin që t‘u lexonte përralla të bijave para se ato të binin në shtrat. Në këtë këndvështrim, kontrasti mes familjes Obama dhe asaj Klinton është shumë i dukshëm dhe i qartë. Ato përfaqësojnë dy lloje të ndryshme familjesh amerikane dhe ky ndryshim nuk ka të bëjë vetëm me racat e ndryshme, të cilave u përkasin. Klintonët, edhe pse kanë prejardhje modeste, janë më mondanë dhe më të pavarur si çift nga njëri-tjetri, ndërsa Obamat kanë bërë gjithmonë një jetë familjare të përbashkët dhe janë shumë më të lidhur me fëmijët, mirërritja e të cilëve përbën një nga objektivat kryesore të çiftit. Mishel është ajo që shpesh pas skene, por jo rrallë gjatë kësaj fushate të stërgjatë zgjedhore, ka qenë shtylla mbështetëse e bashkëshortit. Ajo e frymëzon dhe e inkurajon atë para çdo fjalimi, i jep dinamikën e duhur dhe vrullin për të vënë në lëvizje mekanizmin karizmatik dhe oratorinë, për të cilat Obama shquhet mbi kandidatët e tjerë. Thuhet se të dy bashkë kalojnë shumë kohë me përgatitjen e fjalimeve dhe të mënyrës së mbajtjes së tyre, duke u marrë me çdo fjalë e koncept veçanërisht dhe duke i vënë vëmendjen dhe theksin e duhur gjërave më të rëndësishme. Në rastet kur Obama është i tensionuar, është Mishel ajo që e qetëson dhe i përcjell të shoqit sensin e paqes dhe të qetësisë në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë. Ata kanë me njëri-tjetrin një marrëdhënie gati telepatike. Sipas disa anëtarëve të stafit elektoral, të dy burrë e grua merren vesh në mënyrë të heshtur dhe e kuptojnë njëri-tjetrin pa qenë nevoja që të flasin, apo të shprehen. Jo rrallë, gjatë fushatës, duke marrë shkas edhe nga ndërhyrjet e Klintonit në mitingjet e së shoqes, edhe vetë Mishel e ka marrë fjalën. Madje, në disa raste ka korrur më shumë sukses se i shoqi. Të dy janë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, por ndryshe nga Barak, Mishel është edhe plot nerv dhe energji pozitive femërore, e cila i shprehet përmes çdo poreje të trupit. Ajo arrin të mbajë njerëzit në një sallë të vëmendshëm ndaj asaj që thotë për një orë të tërë në fjalime të përgatitura vetë dhe të thëna pa pasur nevojën e letrës. Veçanërisht interesante kanë qenë fjalimet që ka mbajtur para elektoratit me ngjyrë në një ndër shtetet kyç të fushatës, atë të Karolinës së Jugut. Në thelbin e fjalës së saj qëndron shpresa se gjërat do të shkojnë mirë, se barazia nuk është një ëndërr dhe se bota ka filluar të ndryshojë. Shpesh zhvillon edhe takime të vogla, kryesisht me votuese femra, me të cilat diskuton për të gjitha llojet e temave që u interesojnë. Por, gjithsesi, specialiteti i saj janë mitingjet e mëdha dhe mbajtja e audiencës në të njëjtin nivel vëmendjeje gjatë gjithë kohëzgjatjes së fjalimit. Fillimisht njerëzve u bëri përshtypje aftësia e Mishelës për të qenë në të njëjtin nivel me të shoqin, por tani gjithnjë e më tepër ata konsiderohen, sikundër edhe janë, një trup i vetëm, që luftojnë së bashku për të njëjtin qëllim dhe që në rast se do ta fitojnë betejën do ta qeverisin së bashku Amerikën. Nëse Obama do të fitojë kandidaturën e demokratëve dhe më pas zgjedhjet e nëntorit të ardhshëm, Mishel Obama do të jetë jo vetëm Zonja e Parë me ngjyrë e vendit, por ajo që është edhe më e rëndësishmja, më e reja në moshë prej të gjitha zonjave të para të mëparshme, që nga koha e Xheki Kenedit. Edhe pse është një grua e denjë për të përfaqësuar tendencën e re të kohës që jetojmë, pra atë të rritjes së rolit të femrës në shoqëri dhe qeverisje, Mishel jo rrallë është shumë nostalgjike për disa tipare të së shkuarës, të një bote ku shpirti kishte shumë më tepër vlerë. Ndoshta kjo lloj nostalgjie është një nga anët e saj të forta, pasi, nëse i shoqi do të vinte në pushtet, ajo do ta nxiste që disa nga vlerat pozitive të së shkuarës të riktheheshin përmes një rilindjeje dhe rigjenerimi të re në një epokë të re. Veç të tjerash, ajo është edhe një nënë e suksesshme dhe një person që i pëlqen të jetojë e provojë gjëra të reja. Këngëtari i saj i preferuar është pa dyshim Stivi Uonder, me këngët e të cilit është rritur, ka kaluar adoleshencën, rininë e periudhën e dashurisë së parë me të shoqin dhe sigurisht ka bërë vallëzimin kryesor të natës së martesës. Po ushqimet. Pjata e preferuar janë makaronat me djathë, ndërsa preferencat televizive të saj janë serialet komikë. Personat të cilëve u detyrohet gjithçka janë prindërit. Nëna dhe i ati, edhe pse nuk kishin mundësi ekonomike, i dhuruan një fëmijëri të qetë dhe shumë dashuri, çfarë janë edhe gjërat më të rëndësishme për t‘i dhënë një fëmije. Shpesh ajo thotë se një nga armët e qetësisë së saj është fakti se nuk ka ndjenjën e rebelimit ndaj së shkuarës dhe kjo, falë paqes me të cilën u rrit në familjen e saj të parë. "Unë e shoh botën si një vend për t‘u përmirësuar dhe jo si një vend në të cilin duhet marrë hak e duhet shkatërruar", thotë Mishel. Shpesh e merr malli për mbrëmjet e së shtunës, kur së bashku me vëllezërit dhe motrat i kalonin duke luajtur shah, apo letra në praninë e prindërve. "Është kjo atmosferë e ngrohtë dhe shumë familjare, të cilën unë e kam përcjellë edhe në familjen time, ajo që unë do të doja të rikthehej edhe sot në jetën e amerikanëve", ka thënë në njërin prej fjalimeve të saj Mishel. Një ndër gjërat më të rëndësishme që i kanë mësuar prindërit është se si të mendojë, se si të bëjë bilancin e një dite dhe të planifikojë të nesërmen. "Është shumë e rëndësishme ta dish se çfarë ke bërë mirë e çfarë ke bërë keq dhe të planifikosh", thotë Mishel. Nuk ka qenë dhe nuk është pro sportit dhe aktiviteteve fizike, madje shpesh është një dembele e madhe dhe nuk para lëviz, por ama vajzave të saj ua rekomandon sportin. Një ndër gjërat për të cilat Mishel është shumë krenare në jetën e saj është shkollimi. Ka ndjekur universitetet më prestigjioze të vendit dhe kjo falë aftësive të saj thithëse, memories dhe një logjike të hekurt, që e ka ndihmuar shumë të bëjë edhe një karrierë mjaft të suksesshme. Ka bërë punë nga më të ndryshmet, por edhe ka drejtuar një studio ligjore e një kompani konsultimesh. Ka qenë e zonja, pavarësisht se ishte grua dhe për më tepër me ngjyrë. Barakun e takoi kur e caktuan ta këshillonte gjatë një pune verore. Që në fillim e kishin paralajmëruar se avokati me të cilin do të asistonte ishte shumë simpatik, por ajo si femër krenare dhe e pavarur ishte përgjigjur se ishte aty vetëm për punë. Pikërisht në momentin kur nuk e prisnin, të dy bien në dashuri me njëri-tjetrin për të vazhduar me familje e me gjithë objektivat e një çifti ambicioz. Për të dy burrë e grua, vajzat e tyre janë një forcë shtytëse e jashtëzakonshme. Ata i kanë sytë te dy bukuroshet e tyre, pa të cilat zor se kanë bërë ndonjë pushim së bashku. I marrin kudo me vete dhe i fusin në ambiente të rriturish. Kështu, nuk është çudi që ato dinë shumë mirë të flasin për politikë, për politikanët dhe madje për programet e preferencat e çdo partie. Nëse Barak do të fitonte zgjedhjet, një nga ndryshimet që Mishel do të donte të sillte gjatë viteve në Shtëpinë e Bardhë është rikthimi i vlerave familjare. Mishel, një grua që ka çarë vetë përpara, megjithatë mban një qëndrim shumë modest, kur dikush e pyet se cili prej të dyve është ai që "vesh pantallonat" në çiftin Obama. Kësaj pyetjeje ajo i përgjigjet: "Pantallonat i vesh Barak, por unë ia laj dhe ia hekuros".