Konkurset që ndryshuan Tiranën
Maks Velo e ka nisur kumtesën e mbajtur në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin "La Sapienza" të Romës më 14 maj me një reflektim mbi konkurset. Në ndërgjegjen e tij artistike si pikënisje të konkurseve, ai konsideronte Kupolën e Shën Pjetrit, ku megjithëse për të nuk ishte shpallur asnjë konkurs, por u dallua një rivalitet, një kompeticion. Nga viti 1926 kur Organizata e Kombeve shpalli me solemnitet në të gjithë botën konkursin për ndërtimin e Pallatit të Kombeve në Gjenevë të Zvicrës, që u fitua nga francezi Nenot deri te nisja e konkurseve që do të ndryshonin imazhin arkitekturor të Tiranës, Velo ka rrëfyer mendjen e një artisti arkitekt sesa të rëndësishëm janë konkurset dhe arkitektët në jetën e një vendi.
Për të, arkitekti është prediktator i bukurisë së rruzullit tokësor.
Perceptimi i Velos për realitetin e shkuar dhe të tashëm të arkitekturës së Tiranës, është pritur me kureshtje nga specialistët e arkitekturës së vendit fqinj. Përveç Velos që mbajti kumtesën me titullin "Arkitektura pa kod" që ne po e botojmë të plotë në këtë faqe, kumtuan dhe Gaia Remiddi, Ennio Grassi, Marco Casamonti, Patrizia Capolino, Elio Miraço, Raffaele Panella, Antonella Greco, Luigi Prisco, Gaia Remiddi.
Por ishte Tirana ajo që u interesonte më shumë të pranishmëve. Tirana që Velo e tregoi me pasionin me të cilin ai e sheh këtë qytet. Tirana, historia e së cilës nuk është aspak e panjohur në vendin fqinj. Në fletëpalosjen e këtij aktiviteti shënohet dhe një histori e shkurtër për Tiranën". Tirana me ndërtesat e saj moderne rrëfen një histori urbane të ndikuar nga ndërhyrjet transformuese të kryera mes vitit 1925-1943, kur u ndërtua kryeqyteti dhe sugjeron fizionominë e një qyteti ku bashkëjetojnë kultura të ndryshme, të cilat së bashku ndërtojnë edhe identitetin e tij. Atë orientalin që ekzistonte prej kohësh i përbërë nga hapësira intime, nga kopshte të gjelbëruara, xhami, nga pazari e nga rrugicat intime.
Dhe ajo evropiane e përbërë nga arkitektura moderne italiane, e cila ka ngritur bazat e kryeqytetit të shtetit, e cila dallohet falë kompleksit monumental. Ajo e utopisë komuniste që ka ndërtuar shtëpitë e banimit dhe që u ka dhënë vlerë hapësirave publike.
Ajo aktualja që po krijon strukturën e vet urbane, në mënyrë që Tirana të kthehet në një qytet evropian".
Arkitektura pa kod*
Maks Velo
Ftesa Juaj më bëri të reflektoj për KONKURSET në përgjithësi.
Unë konsideroj në ndërgjegjen time artistike, si pikënisje të KONKURSEVE , KUPOLËN e SHEN PJETRIT, megjithëse për të nuk ishte shpallur asnjë KONKURS; por u dallua një rivalitet një kompeticion.
Kompeticioni, konkurrimi kanë hyrë vonë në praktikën e projektimit.
Zyrtarisht si datë duhet të marrim 1926-ën kur ORGANIZATA E KOMBEVE shpalli me solemnitet në të gjithë botën KONKURSIN për ndërtimin e Pallatit të Kombeve në Gjenevë të Zvicrës, që u fitua nga francezi Nénot dhe që e dëshpëroi keq Le Corbusienë se kishte prezantuar projektin më të mirë.
Pra, që në fillim hidhen dyshime edhe për aftësinë e jurisë, për të vlerësuar projektin më me vlerë.
Në Antikitet dhe në mesjetë, arkitekti përzgjidhej nga sundimtari, peshkopi ose pronari dhe kjo bëhej falë eksperiencës dhe atributeve të tij.
Pastaj nuk ishte si sot kur projektet janë të firmosura, shpesh ato janë pa autor dhe janë realizime kolektive.
Kjo për arsyen se kryemjeshtrit ishin të rrallë, shumica ishin luftëtarë.
Besoj se në qytetet - shtete italike, për herë të parë filloi rivaliteti dhe konkurrimi në ideimin e projektit. Dhe kjo sepse ishte shtuar numri i karteleve të artistëve dhe ndërtuesve.
Por ishin ekspozitat botërore të Londrës 1851, e Parisit 1878, Paris 1937, New York 1939, Bruxelles 1958 dhe Montreal 1975; ato që dhanë mundësinë që në mënyrë analitike të vlerësohen idetë e rrymave dhe shkollave të tjera.
Në mes të dy luftërave, konkurset ndërkombëtare ishin të pakta, por gjatë kësaj periudhe Bauhaus-i dhe lëvizja e arkitektëve për të punuar nga një shtet në tjetrin, arriti të ndërgjegjësojë investitorët dhe qeveritë të shohin këmbimin e arkitektëve si një pasuri të re intelektuale.
Mbas Luftës së Dytë Botërore u shtua ndjeshëm numri i konkurseve ndërkombëtare, por kjo i takon vetëm shteteve perëndimore, sepse gjatë luftës së ftohtë, Lindja u izolua në vetvete dhe nuk gjejmë asnjë arkitekt perëndimor të ketë projektuar në kampin lindor. (Përveç objekteve industriale).
Këtu përfshihej edhe Shqipëria, e cila pas 1945-ës u mbyll totalisht.
Pas rënies së murit të Berlinit, arkitektët perëndimorë filluan të hyjnë edhe në lindje.
Edhe në këtë drejtim ne ishim të fundit, te ne kjo ngjau vetëm pas 2000-it.
I njoha kryetarët e Tiranës që nga viti 1957.
Abdyl Këllëzi (kryetar), Xhavit Sallaku (nënkryetar) u pushkatuan, kurse Ndue Marashi vrau veten i detyruar.
Edi Rama e mori Bashkinë e Tiranës në vitin 2000. Ai është njeri shumë i përgatitur, ka vullnet dhe i çon gjërat deri në fund.
Është ai iniciatori i të gjitha konkurseve që ka bërë bashkia.
Pastaj këtë praktikë e vazhdoi edhe Kuvendi Popullor edhe Banka e Shqipërisë.
Konkurset ishin një eveniment i madh i mendimit arkitekturor, por edhe i gjithë praktikës së projektimit dhe realizimit në Shqipëri.
Planet rregulluese dhe objekte të veçanta paraqiten me disa variante dhe këto shpesh nga studio ose arkitektë më me zë në Evropë dhe në botë.
Konkursi i parë që e çeli këtë seri konkursesh ishte ai i organizuar për QENDRËN E TIRANËS, ku morën pjesë tri studio dhe fitoi ARCHITECTURE STUDIO - PARIS.
Në juri ishte edhe Mario Pisani, personalitet i njohur i fushës.
E fillova me Pisanin si italian, por edhe anëtarët e tjerë të jurisë ishin personalitete të njohura ndërkombëtare.
Dua të theksoj personalisht se vendimi i një jurie më ka zhgënjyer dhe ka krijuar një kolaps, një bllokim të projektit, e kam fjalën për projektin fitues të Parlamentit të ri.
Pastaj u bë konkursi për KULLËN i me katër pjesëmarrës ku fitoi HENNING LARSENS TENGESTUE A-S.
Pastaj u vazhdua me konkursin për KULLËN II po me katër studio pjesëmarrëse ku fitoi studioja 51N4E. Ky objekt ka filluar të realizohet dhe janë ngritur kolonat e katit të dytë.
Konkursi i katërt organizuar nga Bashkia e Tiranës ishte për një kompleks urban ku morën pjesë po katër studio dhe u shpall fituese studioja holandeze MVRDV, e cila sipas rekomandimeve të jurisë e ripunoi objektin dhe e riparaqiti para KRT-TIRANËS para dy javësh dhe u aprovua.
Në konkursin e radhës për Kullën te POSTA fitoi studioja italiane ARCHEA STUDIO, e përbërë nga Laura Andreini, Marco Casamonti, Giovanni Polazzi, Silvia Fabi dhe Gianna Parisse.
Me rëndësi për fytyrën e Tiranës është edhe PROJEKTI i PARKUT TË QENDRËS, i cili u fitua nga Instituti BERLAGE.
Bashkia shpalli konkurse edhe për PROJEKTIN E PARKUT TË LIQENIT, edhe këtë e fitoi po ai grup pune, Instituti BERLAGE.
Së fundi, bashkia organizoi Konkursin për QENDRËN E TIRANËS (Sheshin Skënderbe), ku u paraqitën gjashtë studio dhe fitoi studioja belge 51N4E.
Tani stafi i Urbanistikës po përgatit materialet për shpalljen e dy konkurseve të tjera, që do të jenë SHESHI "NËNË TEREZA" dhe TRE URA MBI LANË.
Konkurset kanë sjellë një frymë tjetër në Tiranë dhe kanë bërë që edhe arkitektët shqiptarë të mundohen më shumë për projekte më cilësore.
Kongresi Botëror i Arkitekturës, që do të zhvillohet në Torino nga 29 qershori deri më 3 korrik të këtij viti është konfirmim i rëndësisë që ka Italia për gjithë botën, ku arkitektura konsumohet si ekspresi dhe pica.
Arkitektura nuk është si artet e tjera: piktura, skulptura apo edhe letërsia, teatri dhe muzika; ku autori është edhe ideatori, por edhe realizuesi i veprës.
Në këto gjini konceptimi realizohet dhe materializohet në vetë procesin e krijimit dhe faktorët e tjerë të jashtëm nuk marrin pjesë direkt.
Kurse arkitektura është vetëm ideim.
Materializimi i kësaj ideje e materializon veprën. Këtë e bën gjithë shoqëria njerëzore me realizimet shkencore dhe teknike të kohës.
Arkitektët e sotëm duhet të jenë të lumtur për mundësitë e pakufishme që u ka krijuar teknika. Sa do t‘i kenë ëndërruar arkitektët e së kaluarës!
Për mua Sant Elia është vizionari më i madh, shumë nga realizimet e sotme janë argumenti më i mirë se ai kishte të drejtë, po të duhej t‘i vinim një emërtim do ta quaja arkitekturën e sotme futuriste.
Arkitektura është mundësi dhe arkitekti i mirë aplikon mundësitë e dhëna.
Por arkitektë novatorë janë jo vetëm ata që na mësojnë të jetojmë ndryshe, por edhe ata që zbulojnë kualitete estetike në skemat dhe materialet e reja teknike.
Kështu konkurset janë një paradë idesh. Ato duhen mbledhur dhe ruajtur, edhe kur nuk realizohen.
Arkitekt i aftë nuk është vetëm ai që i jepet shansi të ndërtojë, por edhe ai që sjell një ide të re dhe të vlefshme.
Konkurset ofrojnë këtë mundësi dhe është detyra jonë që t‘i ruajmë të gjitha këto ide ëndërrimtare që ndryshojnë botën.
Arkitektura nuk ka një KOD.
NEUFERT është KOD TEKNIK.
Por deri më sot nuk është arritur të bëhet një KOD ESTETIK.
Dhe nuk mund të bëhet. Dhe nuk duhet të bëhet.
Këtu qëndron dhe vlera dhe antivlera e saj.
Arkitektët e vërtetë janë të rrallë. Sepse arkitektura është art kompleks.
Dhe vështirësia qëndron në atë që: duhet bërë zgjidhja e duhur, në një kohë të caktuar, në një vend të caktuar.
Këtu dhe hyjnë shumë faktorë që shpesh arkitektët falsë nuk i marrin parasysh.
Se ata marrin parasysh vetëm lavdinë dhe pasurinë.
Dhe atëherë, ata arkitektë bëhen vrastarë.
Si në rastin e dy kullave në Bulevardin e Tiranës. Protestova që para ndërtimit, por kur u ndërtuan i quajta një krim publik. Ky lloj krimi është shumë më i rëndë se krimi ordiner.
Por nuk ka ligje që t‘i dënojë arkitektët.
Këtu dhe përfitojnë mediokrit, sidomos sot që është dhe "arkitektura e kompjuterit".
Arkitekti i vërtetë e ka këtë art si religjion. Dhe ai është predikator i bukurisë së rruzullit tokësor.
Sot ai po transformon botën. Arkitektët janë mesazherët më të rëndësishëm të paqes.
Ata çojnë format diku larg. Dhe format nuk kanë ideologji.
Ato janë forma puro që prekin zemrat.
Dhe atyre nuk mund t‘u rezistojë asnjë politikë, asnjë ideologji.
Ato barazojnë kontinentet.
Ato krijojnë fytyrën e re të botës.
*Kumtesë e mbajtur në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit "La Sapienza" të Romës.