E Diel, 1 Nëntor 2026

Doris Pack Nuk jemi ne Kosove per ta ndare ate

Deutsche Welle Gjendja ne veri te Kosoves eshte shkallezuar pas nderhyrjes para me shume se dy muajsh te forcave kosovare me qellim qe edhe ne kete pjese te vendit te vendoset rendi dhe ligji. Serbet kane reaguar me ndezjen e pikekalimeve kufitare dhe bllokimin e rrugeve. Nderkohe qe KFOR-i dhe forcat tjera nderkombetare ende nuk kane arritur te zhbllokojne te gjitha rruget. Si e shihni ju nga Brukseli situaten e krijuar ne veri

Doris Pack Ne veri te Kosoves kemi burra shpresoj se nuk ka edhe gra te cilet po sillen me shume si kriminele se sa si politikane. Ata po bllokojne rruget dhe po pengojne levizjen e lire te KFOR-it EULEX-it dhe qytetareve te veriut te Kosoves. shte kjo nje loje shume e poshter qe ska te beje fare me politiken. Ata duan te kene nen kontroll kriminalitetin dhe ne fakt po demtojne edhe interesat e Serbise sepse nuk e besoj qe Beogradi te jete i interesuar te mbeshtese sjellje te tilla te serbeve te veriut te Kosoves. Nuk behet fjale ketu per kerkesa politike por per interesa te pastra kriminale te cilat patjeter duhet te nderpriten. Por kete nuk po mund ta beje qeveria e Kosoves. Kete nuk po mund ta beje madje as KFOR-i duke mos folur per EULEX-in. Dhe ky fakt me pikellon shume.

Deutsche Welle Shume analiste ne Kosove por edhe eksperte te huaj thone se qellimi perfundimtar i Beogradit dhe serbeve eshte ne fakt ndarja e pjeses veriore te Kosoves dhe bashkimi i saj me Serbine. Mendoni se ndarja e Kosoves eshte e mundshme

Doris Pack Jo dhe per kete ceshtje nuk duhet menduar fare. Ne qofte se fillojme me ndarje ato nuk do te kene fund. Kufinjte ne Ballkan jane percaktuar dhe duhet te respektohen. Nuk e kuptoj pse per shkak te serbeve duhet ndryshuar dicka ne veri te Mitrovices sepse serbet ne jug te lumit Iber per vite te tera marrin pjese ne institucione dhe ne qeveri. Ata kane pushtetin ne komunat ku jane shumice. Keshtu edhe duhet te jete. Plani i Marti Aahtisarit i jep minoritetit serb shance te medha atje ku ata jane shumice. Kjo vlen edhe per veriun e Kosoves. Kjo do te thote se edhe ne ate pjese duhet te sundojne rendi dhe ligji gje qe nuk eshte ne interesin e strukturave kriminele. Ky eshte edhe shkaku pse tani kemi kete situate qe kemi.

Deutsche Welle Analistet dhe politikane ne Prishtine thone se ndarja e Kosoves me siguri qe do te reflektohej edhe ne vendet e rajonit me probleme etnike te pazgjidhura deri ne fund si ne Bosnje-Hercegovine Maqedoni apo ne Luginen e Presheves. Mendoni se do te kete kerkesa per ndarje te tjera ne qofte se pranohet ndarja e Kosoves

Doris Pack Po ne qofte se Kosova ndahet atehere do te kete njerez te cilet thone pse shqiptaret duhet te mbeten ne Maqedoni kur atje perbejne 28 te banoreve Edhe ata mund te thone ne duam te bashkohemi me Kosoven. Bashkimin me Kosoven mund ta kerkojne edhe shqiptaret ne Luginen e Presheves ku perbejne shumicen. Pra mund te kete levizje te medha qe nuk eshte ne interesin e kerkujt. Ne nuk jemi angazhuar ne Kosove per te ndare Kosoven. Nuk ka asnje shkak per ndarje. Shkaku i vetem do te ishte te ndihmohen kriminelet per te kryer punet e tyre te pista gje qe nuk duhet te ndodhe. Bashkesia nderkombetare nuk duhet te perkulet sepse ne kete menyre do te humbisnim fytyren.

Deutsche Welle Beogradi deri tani ka hedhur kategorikisht poshte mundesine e njohjes se pavaresise se Kosoves. Nderkohe qe ka diplomate qe thone se Serbia pa njohjen e Kosoves nuk mund te antaresohet ne Bashkimin Evropian...

Doris Pack Nuk e di pse gjithmone shtrohet kjo pyetje sepse deri sa Serbia te jete e gatshme per antaresim do te kaloje edhe shume uje ne lumin Iber dhe ne te gjithe lumenjte e tjere. Serbia tani duhet ti normalizoje raportet me vendin fqinj. Aktualisht nuk luan rol njohja e pavaresise se Kosoves. Raporte te mira me nje vend fqinj mund te kesh edhe pa e njohur pavaresine e tij. Me rendesi eshte qe tani te permiresohen kushtet per jete ne keto vende. eshtja e njohjes se pavaresise do te shtrohet vetem pas perfundimit te negociatave per antaresimin e Serbise ne BE. Atehere do te kerkohet pergjigje ne kete pyetje. Tani duhet te shtrojme pyetjen a eshte Serbia e gatshme per dialog konstruktiv dhe per zbatimin e marreveshjeve te arritura ne kete dialog Ne interesin e te gjithe qytetareve te Kosoves eshte qe atje te kene nje jete normale.

Intervisten e zhvilloi Bahri Cani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›