E Diel, 1 Nëntor 2026

Duam te hyjme serish ne rrugen e rritjes ekonomike - Monti ngarkohet me drejtimin e qeverise

Kryeministri i ardhshem italian Mario Monti iu drejtua me fjale te pakta por te qarta popullit pasi mori te dielen ne mbremje 13.11. nga presidenti i vendit Napolitano mandatin per formimin e qeverise. Kete detyre do ta kryej me shume pergjegjesi dhe e kuptoj si nje sherbim per vendin tim. Ne nje moment kur Italia ka veshtiresi te medha edhe per shkak se jane trazuar kontekstet evropiane dhe mbareboterore - vendi duhet te triumfoje mbi ata qe kerkojne te marrin nga ne harac.

Nje kritike e qarte por mjaft realiste ndaj tregjeve financiare te cilat te motivuara nga politika ngurruese e qeverise Berlusconi kontribuan ne zhytjen e vendit ne krize.

68-vjecari Monti ish komisioner i BE-se e ka pranuar detyren me kusht. Fillimisht ai do te shohe nese do te jete e mundur te krijohet nje qeveri me mbeshtetje te gjere. Qeveria do te jete shume e reduktuar postet kyce do te merren nga specialiste mbipartiake. Vete Monti i ka cilesuar emrat qe perfliten aktualisht si fantazi e paster dhe nuk ka lejuar te vihet ne presion kohor. Ai tha se do te zhvilloje bisedime te pergjegjshme dhe pastaj do te shihet. Por pritet qe qeveria te prezantohet brenda kesaj jave. Bildunterschrift Mario Monti ngarkohet me drejtimin e qeverise

Lidhur me detyrat e tij kryeministri i ardhshem tha Perpjekjet tona do te shkojne per rimekembjen e financave. Ne duam te hyjme serish ne rrugen e rritjes ekonomike duke i kushtuar nje vemendje te madhe ekuilibrave sociale. Kete duhet ta bejme per femijet tane. Atyre duhet tu japim nje te ardhme te qendrueshme me dinjitet dhe shprese.

Kjo do te thote qe per italianet do te vijne kohe te veshtira pritet te rivendoset taksa per truallin taksa per pasurine do te ashpersohet perseri rregulli per pensionet dhe mund te kete ndryshime edhe ne ligjin per mbrojtjen e punesimit. Te gjitha keto do te thone qe ne Itali pritet nje periudhe pasigurie ku nuk do te mungojne edhe grevat. Presidenti Napolitano i cili u deshmua javet e fundit si nje burre shteti shume kompetent dhe i pergjegjshem shpjegoi qarte se perse refuzon ne kete moment zgjedhjet e parakohshme dhe perse do te ngreje nje qeveri kalimtare  Tani nuk eshte koha per te permbysur rezultatin e zgjedhjeve te 2008-s per te kritikuar demokracine tone alternuese apo per te hequr konkurrencen e lire ne zgjedhje. Tani tre vjet e gjysme pas fillimit te periudhes legjislative duhet ngritur nje qeveri e cila te bashkoje forcat e ndryshme politike pasi kete kerkon gjendja aktuale emergjente financiare dhe ekonomike.

Per te eliminuar te gjitha dyshimet Napolitani rikujtoi te dielen ne mbremje 13.11. se gjate pese muajve te ardhshem Italise do ti duhet te rifinancoje ne tregje rreth 200 miliarde euro borxhe shteterore. Per kete arsye ishte e nevojshme te shmangej nje vakuum pushteti.Bildunterschrift Mario Monti ngarkohet me drejtimin e qeverise

Kryeministri i larguar Berlusconi iu drejtua te dielen ne mbremje italianeve me nje mesazh video melodramatik. Ne te ai e cileson doreheqjen e tij si nje veprim te pergjegjshem dhe zemergjere theksoi dashurine e tij per Italine dhe foli serish per reformat e medha qe planifikon. Por ai nuk pranoi asnje gabim dhe nuk mori asnje lloj pergjegjesie per situaten aktuale ne te cilen ka perfunduar vendi nen qeverisjen e tij. Ne vend te kesaj Berlusconi theksoi se nuk ka ndermend te largohet nga skena politike.

Nderkohe qe Mario Monti fillon kete te hene 14.11. me krijimin e qeverise dhe vazhdon negociatat me te gjitha partite Italia eshte ne pritje te reagimit te tregjeve financiare a do ta marrin ato sinjalin nga Roma ashtu si shpresohet

Autor Stefan Troendl/ Eliana Xhani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›