Projekt per zhvillimin e politikave tregtare ne Kosove

Kosova duhet te kete nje politike tregtare afatgjate per ndertimin e se ciles i duhet mbeshtetje. Kete do e marre nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian. Asistenca Teknike per Zhvillimin e Metejshem te Politikave Tregtare te Kosoves synon krijimin e bazes per nje mjedis te qendrueshem dhe te favorshem per zhvillimin e sektorit privat ne Kosove.
Christof Stock shef i Zyres Nderlidhese te Komisionit Evropian ne Kosove sjell hollesi Komisioni Evropian me Ministrine e Tregtise dhe te Industrise se Kosoves para disa javesh kemi lansuar nje projekt ne vlere 5.5 milione eurosh. Aktivitetet e tij perqendrohen ne kater fusha me rendesi strategjike per integrimin e Kosoves ne ekonomine dhe ne sistemin tregtar boteror. Komponenta e pare eshte krijimi i politikave tregtare e dyta eshte analiza tregtare komponenta e trete eshte reforma e tarifave dhe e strukturave te TVSH-se si dhe komponenta e katert statistikat tregtare.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Christof Stock shef i Zyres Nderlidhese te Komisionit Evropian ne Kosove
BE ndan 5.5 milione per zhvillimin e politikave te tregtise ne Kosove
Projekti pritet te ndihmoje Kosoven ne arritjen e nje progresi thelbesor drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian duke siguruar nje zhvillim gjitheperfshires te burimeve njerezore ne kuader te Ministrise se Tregtise dhe te Industrise dhe mekanizmave te tjere qeveritar dhe joqeveritar qe kane te bejne me tregtine thote z.Stock sipas te cilit Projekti do te ndihmoje shume Kosoven per tu integruar ne ekonomine boterore nepermjet forcimit te kapaciteteve administrative te ministrise nepermjet forcimit te kapaciteteve statistikore dhe te kapaciteteve vendimmarrese brenda administrates kosovare. Nepermjet kesaj ju do te gjeneroni me shume tregti qe automatikisht do te thote integrim me i madh ne ekonomine boterore.
Pjesa me e madhe e produkteve te Kosoves eksportohen ne Bashkimin Evropian
Projekti vie ne nje kohe kur ne dokumentin Politika Tregtare e Kosoves jane percaktuar objektivat e politikave tregtare te Kosoves me crast kerkohen hapa konkrete per zbatimin e saj me qellim te integrimit ne sistemin tregtar rajonal dhe multilateral. Projekti do te krijoje bazat institucionale njohurite dhe aftesite e nevojshme per krijimin e politikave tregtare ne Kosove tash kur prezenca e Kosoves ne tregun boteror nuk eshte e kenaqshme thote Flamur Keqa drejtor i Departamentit te Tregtise ne Ministrine e Tregtise dhe te Industrise e cila eshte bartese e zhvillimit dhe implementimit te politikave tregtare
Struktura e eksportit kosovar eshte e tille ku pjesa me e madhe e produkteve eksportohen ne Bashkimin Evropian qe eshte nje lajm i mire perkunder asaj qe struktura e ketyre mallerave nuk eshte e kenaqshme sepse nuk kemi mallra qe kane nje vlere te shtuar te cilat jane produkte finale por jane lende e pare gjysmfabrikate minerale te cilat ne vetvete nuk kane vlere te shtuar. Pastaj ne strukturen e eskporteve te Ksooves vjen CEFTA dmth integrimi rajonal e ka vendin e dyte. Nderkaq ne vendin e trete bejne pjese shtetet tjera me te cilat Kosova ka marredhenje tregtare dhe ekonomike thote drejtori Keqa sipas te cilit per te ndertuar nje politike afatgjate MTI ka krijuar nje skeme te grupeve punuese te cilat ndihmojne ne krijimin e politikave tregtare sa me te favorshme ne menyre qe bizneset kosovare ta kene nje ambient sa me te mire. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Flamur Keqa Drejtor i Departamentit te Tregtise ne Ministrine e Tregtise dhe te Industrise
Synohet arritje e progresit drejt anetarisimit ne BE
Ndersa projekti Asistenca Teknike per Zhvillimin e Metejshem te Politikave Tregtare te Kosovessynon integrimin ekonomik te Kosoves sidomos ne Bashkimin Evropian. Sepse mirefilli dihet se ne jemi pjese e nje integrimi tjeter rajonal te CEFTA-s pjese e kesaj marreveshje te se ciles jemi qe disa vite dhe kryesues te saj gjate vitit 2011. Ne kemi kapacitete deri ne nje nivel te caktuar mirepo kur kemi parasysh kompleksitetin e integrimit ekonomik ne Bashkimin Evropian atehere me siguri qe kemi nevoje per ndihme me te thelle dhe me te gjere ne kete drejtim.
Projekti i financuar nga BE-ja synon mbeshtetjen e integrimit te Kosoves ne ekonomine boterore dhe krijimin e nje baze te qendrueshme dhe te favorshme per zhvillimin e sektorit privat. Gjate dy viteve te ardhshme projekti do te mbeshtese Kosoven ne ndertimin e kapaciteteve per negocimin e Marreveshjes per Tregti te Lire me Bashkimin Evropian per te perfituar me shume nga antaresimi i saj ne Marreveshjen per Tregti te Lire te Evropes Qendrore CEFTA si dhe do ta ndihmoje Kosoven ne arritjen e nje progresi thelbsor drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian.
Autor Ajete Beqiraj
Redaktoi Aida Cama