E Shtunë, 31 Tetor 2026

FDP Me profil te ri per dalje nga kriza

Kryetari i liberaleve u prezantua si nje person i cili u jep kurajo shokeve te tij. Philipp Rsler eshte zgjedhur ne postin e kryetarit te liberaleve para rme shume se gjysme viti ne vend te kryetarit te meparshem Guido Westerwelle. Por situata nuk ka ndryshuar shume per kete parti ne krize te thelle politike. Sipas sondazheve te fundit liberalet edhe me tej kane mbeshtetjen e vetem 4 te elektoratit. Kjo do te thote se sikur sot te mbaheshin zgjedhjet parlamentare ne Gjermani kjo parti nuk do te futej fare ne Bundestag. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Guido Westerwelle

Inkurajim i vetvetes dhe te tjereve

Ne po dalim ngadale nga nje faze e veshtire. Kjo do te ndodhe ne qofte se nuk e humbim guximin dhe nuk e ulim koken ne qofte se nuk deshperohemi por e ngrejme koken. Une besoj se ky eshte sinjali kryesor qe do te dergohet nga ky kongres sepse nuk behet ketu fjale vetem per ne por per te gjithe qytetaret e Gjermanise te cilet kane nevoje per inkurajim. Kjo mund te behet vetem ne qofte se vet ne kemi guximin e duhur theksoi Rsler.

Partia liberale serish po perpiqet qe me disa tema te cakutara te perfitoje ne tregun politik. Ajo kerkon qe tregjet financiare te kontrollohen me rrepte ne te ardhmen dhe thekson rendesine e ekonomise sociale. Liberalet angazhohen per politike evropiane dhe kunder futjes se rrogave minimale.

Vlerat liberale Bildunterschrift Phillip Rsler dhe Mark Rutte

Rsler tha se ne kete menyre ata duan te nenvizojne vlerat e liberaleve. Ne jemi partia e vetme qe angazhohet per nje politike sociale ne treg partia e vetme qe e di se kjo ska te beje vetem me nje sistem te caktuar ekonomik por eshte qendrimi yne parimor. Perderisa te tjeret po ndryshojne kurset politike dhe po afrohen me te majten ne mbetemi parti e qendres politike. Ne mbetemi demokrate te lire tha ai.

Duartrokitjet ne fund te fjalimit te kryetarit te partise megjithate nuk ishin edhe aq frenetike. Shume delegate kane pritur nga kongresi ne Frankfurt mbi Majn edhe me shume. Nga Frankfurti liberalet donin te dergonin nje sinjal te qarte se ata qendrojne se bashku edhe ne keto kohera krize politike. Dergimi i nje sinjali te tille ishte vetem pjeserisht i suksesshem. Ajo qe FDP-ja ka bere shume te qarte eshte se ne koalicionin qeveritar do te insistojne me shume ne vlerat e tyre liberale dhe realizimin e percaktimeve programore.

Autor Volker Witting/ Bahri Cani

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›