Doris Pak: Rucek s'kerkoi hapjen e kutive te votimit

Zevendes Presidenti i Parlamentit Evropian, Libor Roucek, deklaroi dje qarte se sugjeron per krizen politike ne Shqiperi, qe opozita t'i jape fund bojkotit dhe per ceshtjen e hapjes se kutive te votimit, t'i drejtohet gjykates jo qeverise. Qendrimin e Roucek, e sqaroi dje anetarja e Parlamentit Evropian njekohesisht eksperte per Evropen Jug-Lindore, Doris Pak. "Une fola me Zv/Presidentin e Parlamentit Evropian, Libor Roucek dhe atij i vjen keq qe deklarata e tij ishte keqinterpretua. Parlamenti Evropian i dha nje pergjigje shume te qarte ne voten e tij mbi gjendjen ne Shqiperi", tha Pak. Sipas saj, ne perputhje me rezoluten e Parlamentit Evropian, zoti Roucek ka kerkuar zoti Rama, per t'i dhene fund bojkotit te Parlamentit shqiptar. "Lidhur me rezultatet e zgjedhjeve nuk eshte per qeverine ceshtja per te hapur kutite e votimit, por per gjyqesorin. Per kete arsye ankesa e zotit Rama, ne lidhje me permbajtjen e kutive te votimit, do te duhet te trajtohet ne gjykatat perkatese", vijoi Pak. Eurodeputetja permendi se vezhguesit e Partise Socialiste, nuk kane ngritur kundershtime per numerimin e votave gjate nates se zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Ndaj sipas Pak, kryetari i opozites Edi Rama dhe koleget e tij do te jete mire qe te keshillohen e te bejne ate qe Parlamenti Evropian i kerkoi atij te beje tashme vitin e kaluar. Qe eshte kthimi ne Parlament dhe te fillojne te punojne per te miren e popullit te Shqiperise."Veprimet e socialisteve jane perkeqesimi i imazhit te Shqiperise dhe ne kete menyre rrezikojne liberalizimit te vizave", paralajmeroi eurodeputetja. Ajo citoi edhe njehere rezoluten e Parlamentit Evropian. Ne kete rezolute, vleresohet progresi i bere nga Shqiperia qe prej raportit te perparimit te fundit, dhe ne vecanti ne procesin e leshimit te kartave te identitetit dhe permiresime ne kuadrin ligjor dhe administrative te procesit zgjedhor, manifestuar nga zgjedhjet e fundit kombetare. Ndaj ne kete kuader, i behet thirrje opozites per te mos bojkotuar Parlamentit dhe te kryeje detyren e saj per te perfaqesuar votuesit e saj ne parlament. Po keshtu i ben thirrje qeverise dhe opozites per te gjetur nje baze te perbashket per nje vazhdim i zgjedhjeve te fundit ne parlament, duke vene ne dukje se Shqiperia ka aplikuar per anetaresimin ne Bashkimin dhe se Keshilli ka marre vendim per te ftuar Komisionin te pergatise opinionin e vet mbi aplikimin e vendit.